LAJMI I FUNDIT:

Ukraina sqaron tërheqjen nga Eurovisioni: Vendin nuk mund ta përfaqësojë dikush që mban koncerte në një vend agresor ndaj territorit tonë

Ukraina sqaron tërheqjen nga Eurovisioni: Vendin nuk mund ta përfaqësojë dikush që mban koncerte në një vend agresor ndaj territorit tonë
Maruv (Foto: Instagram/MaruvOfficial)

Ukraina është tërhequr nga Festivali Evropian i këngës, pas problemeve disaditore, pasi nuk mund te gjenin një performues.

Këngëtarja Maruv e kishte fituar të drejtën që ta përfaqësonte vendin e saj në Tel Aviv në muajin maj, mirëpo kishte refuzuar të nënshkruante marrëveshje me emetuesin ukrainas, UA:PBC, për këtë arsye është përjashtuar.

Pas largimit të saj, emetuesi shtetëror vendosi të shkonte më poshtë në listë, mirëpo edhe të tjerët refuzuan , ashtu që shefi ekzekutiv i UA:PBC, Zurub Alasania, njoftoi se vendi nuk do të merrte pjesë.


Ukraina tërheq përfaqësuesin e saj nga Eurovizioni në Rusi
Lexo po ashtu Ukraina tërheq përfaqësuesin e saj nga Eurovizioni në Rusi

“Ukraina nuk do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës 2019. Kompania kombëtare publike e emetimit të Ukrainës është tërhequr nga pjesëmarrja në konkurrim evropian të këngës për vitin 2019”, ka shkruar ai në Facebook.

Anna Korsun, emri i vërtetë i Maruv, kishte refuzuar ta nënshkruante kontratën që ia ndalonte koncertet në Rusi.

“Festivali është një mundësi për secilin vend që ta shfaqë veten në arenën ndërkombëtare dhe për secilin performues që të shërbejë si ambasador i vendit dhe të fitojë mbështetës nga e gjithë bota”, thuhet më tej në deklaratën e Alasanias.

Më tej, qartësohet se Ukrainën nuk mund ta përfaqësojë një artist që mban koncertet në një vend që ka qasje “agresore ndaj territorit të vet” duke iu referuar konfliktit disavjeçar me Rusinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Magazina
Kalo në kategori