Vendet e NATO-s përfundimisht do t’i ofrojnë Ukrainës armët konvencionale më të fuqishme për të ndihmuar në largimin e trupave ruse, sipas ambasadores së Kievit në aleancë.
Natalia Galibarenko i tha Newsweek se diskutimet rreth armëve me rreze më të gjatë, aeroplanëve luftarakë dhe tankeve kryesore të betejës po vazhdojnë me anëtarët e NATO-s, përcjell Telegrafi.
Fakti që kombet e NATO-s nuk dërgojnë aeroplanë ose tanke kryesore luftarake – nga frika se mos provokojnë Rusinë – ka qenë një zhgënjim i veçantë për Kievin.
Por Galibarenko është optimiste.
“Ne nuk jemi ende atje, për fat të keq”, ka thënë Galibarenko. “Aleatët e dinë se ne jemi shumë të interesuar të marrim aeroplanë dhe tanke, por nuk ka pasur një vendim përfundimtar”.
“(Por) Duke parë këto shtatë muaj luftë, mund të them se në një moment do të jemi atje”, ka shtuar ambasadorja.
Urdhrat e Vladimir Putin për sulme të vazhdueshme me raketa dhe dron në qytetet e Ukrainës po e ndihmojnë Kievin të bëjë argumentin për ndihmë më të madhe, vlerëson ajo.
SHBA, Spanja dhe Gjermania kohët e fundit u angazhuan për furnizimin e mbrojtjeve shtesë kundërajrore ose përshpejtimin e dërgesave të planifikuara të sistemeve të tilla, duke bërë që ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov ta vlerësojë si një “epokë të re të mbrojtjes ajrore”.
“Ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të ndryshimit të qëndrimit në lidhje me furnizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore”, tha Galibarenko të premten.
Galibarenko vuri në dukje se Ukraina po shikon gjithashtu sisteme më të avancuara ofensive për të ndihmuar në goditjen e vazhdueshme në lindje dhe jug, ku trupat ukrainase thonë se kanë çliruar më shumë se 600 vendbanime brenda një muaji.
“Më kujtohet kur HIMARS ishte një tabu, kur sistemet e ndryshme të artilerisë si obusët ishin tabu. Të gjithë na thoshin: Jo, ato nuk do të dorëzohen kurrë, sepse atëherë NATO do të përfshihej vërtet në një luftë me Federatën Ruse”.
“Por tani ne po marrim këto sisteme armësh nga vende të ndryshme. Ndonjëherë duhet kohë që ne dhe aleatët të arrijmë një vendim të përbashkët”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si ‘Dragon’ – ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius
Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor
Stuhi e fuqishme goditi Italinë - tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë
Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor
Shtetasi shqiptar arrestohet brenda stacionit të policisë në Linz am Rhein - ai u përpoq t'i vriste policët me hanxhar dhe thikë
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius
Ushtria ukrainase kapi edhe një tank rus, këtë herë pranë Selidovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh