LAJMI I FUNDIT:

Ukraina planifikon të grumbullojë “një milion ushtarë” për rikthimin e jugut

Ukraina planifikon të grumbullojë “një milion ushtarë” për rikthimin e jugut

Ukraina planifikon një “ushtri prej 1 milion njerëzve” të pajisur me armë të NATO-s për të rimarrë jugun e vendit nga rusët okupues, tha ministri i mbrojtjes.

Kjo pasi që rimarrja e zonave rreth bregut të Detit të Zi ishte jetike për ekonominë e vendit, tha Oleksii Reznikov.

Megjithatë, komentet janë më shumë një thirrje grumbulluese sesa një plan konkret, thotë Joe Inwood i BBC-së në Kiev, përcjell Telegrafi.


Deklaratat e ministrit të Mbrojtjes vijnë pasi Rusia bën përparim në marrjen e territorit në rajonin lindor të Donbasit.

Boris Johnson "në rrugë për t'u bërë i dërguari special në Ukrainë"?
Lexo po ashtu Boris Johnson "në rrugë për t'u bërë i dërguari special në Ukrainë"?

Një sulm në një bllok banesash të dielën vrau të paktën 18 persona – me më shumë se 20 të dyshuar të varrosur nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve në vendin e ndërtesës pesëkatëshe në Chasiv Yar, pranë qytetit të Kramatorsk, në rajonin e Donetsk, i cili ka qenë në qendër të sulmeve të fundit ruse.

Në intervistën e tij me gazetën The Times, Reznikov vlerësoi Mbretërinë e Bashkuar si “kyçe” në tranzicionin nga sigurimi i Ukrainës me armë të epokës sovjetike në sistemet dhe municionet e mbrojtjes ajrore standarde të NATO-s.

Por ai tha se dërgesat e armëve duhet të përshpejtohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Botë
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Kalo në kategori