LAJMI I FUNDIT:

Ujku qeras veten me biftek në një restorant italian

Ujku qeras veten me biftek në një restorant italian

Një ujk ka hyrë në një lokal të stërmbushur me njerëz në Itali, ka ngrënë një biftek dhe më pas është larguar. Ujku ka hyrë në një restorant në Villetta Barrea, në afërsi të parkut nacional Abruzzo, dhe ka qerasur veten me një biftek që ishte servuar në një nga tavolinat e restorantit.

Pronari i këtij restoranti, Giacinto Lorenzo 43-vjeçar, ndër të tjera ka shpjeguar: "Duket sikur një lloj përralle, por vërtetë ndodhi ashtu”.

"Këtu të gjithë e dinë se si duket një ujk dhe nuk i ngatërrojnë ata me qentë. Ishte njëri nga ujqit e parkut nacional”, ka shtuar ai.

"Dukej goxha i uritur dhe menduam se është duke lënguar nga të ftohtit dhe bora që ka përfshirë rajonin tonë. Të gjithë u frikësuam aq shumë, sa që nuk lëvizëm për disa minuta, ndërsa ai u largua sikur të ishte gjëja më normale në botë”, ka thënë ai.


Zyrtarët lokalë kanë dërguar një ekip për ta gjetur këtë ujk.