Edhe pse jo e njohur sa ç’duhet, Gurra e Domgjonit është një ndër monumentet e trashëgimisë historike dhe kulturore më me vlerë – jo vetëm në Shqipëri. Pavarësisht kësaj, ky objekt sot rrezikon të shembet për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.
Pusi i kontrollit ka një hyrje të vogël, të ndërtuar jo pa qëllim, ndoshta për ta mbajtur të maskuar. Shkallët e gurta të zbresin në fund të tij, ku veç pjesës kryesore të pusit, nën tokë vazhdon edhe një tunel i gjatë rreth 100 metra e i veshur me gurë.
Ujësjellësi mendohet se është ndërtuar në shekullin e VI-të gjatë kohës së Perandorisë Bizantine, ndoshta gjatë mbretërimit të Justinianit të parë.
Sot ky monument është lënë në mëshirë të fatit. Jo vetëm që punimet restauruese mungojnë, por as një tabelë e thjeshtë nuk tregon për këtë vend të rrallë.
Në fakt, përtej elementeve historike, Gurra e Domgjonit lidhet edhe me jetën e përditshme të banorëve.
Ujësjellësi i ngritur në vitin 1967 për të furnizuar me ujë të pijshëm dhe vaditës fshatin, nuk ofron zgjidhje, e po kështu ka ndodhur me atë të nisur plot tre herë.
“Më 2001, 2003, 2005… të tre herët na janë vjedhur fondet”, thotë Nikollë Mark Kolaj.
Realitet është se kjo zonë, pavarësisht ecejakeve, vuan jo veç për ujë, por edhe nga harresa ndaj asaj që dikur ka qenë krenaria e këtyre anëve.
“Askujt nuk i ka rënë në mend. Këtu Domgjoni ka nxjerrë njerëz që kanë themeluar gjuhën shqipe. S‘është kujdes asnjë njeri fare“, thotë banori Preng Lleshi.
Ajo që është interesante e që lidh në mënyrë të pashmangshme historinë me aktualen, është sërish Gurra. Nëse ajo u ngrit dikur për t‘i shërbyer qytezës, ajo shërben edhe sot për të garantuar furnizim për banorët e Domgjonit.
Mesa duket paraardhësit e tyre menduan që në lashtësi për kohën kur Shqipëria do të ishte një vend çudirash, e ku fondet do të mund të përpiheshin në mënyrë të vazhdueshme e askush të mos vihej ballë përgjegjësisë.
“Në rast se nuk investohet, i humb vlera fshatit. Do rrezikojmë ujin. Nuk do të kemi perspektivë si fshat. Këtu mund të bëhet turizëm “, shprehet banori Zef Laska, banor.
Të njëjtin fat pati edhe rruga e Domgjonit, që edhe pse kanë kaluar mbi nëntë vjet nga fillimi i punimeve për ta lidhur fshatin përmes një aksi normal me Rrugën e Kombit, ende nuk ka përfunduar, ose më mirë gjithçka ka mbetur në vendnumëro. Ura qëndron si një karakatinë, kurse banorët duhet të kalojnë në atë të dikurshme, që gjatë dimrit jo pak herë bllokohet nga lumi.
“Rrugën e ka mbajt fshati vetë, banorët e fshatit”, thotë banori Ndue Kolaj.
Banorët kanë bërë mjaft investime me buxhetet e tyre, siç është një urë në brendësi të fshatit e ndërtuar me punën vullnetare dhe fondet e një emigranti dhe dy banorëve të zonës. Ata kanë rikonstruktuar kabinën elektrike e shumëçka tjetër që tregon lidhjen e tyre me këtë vend.
Domgjoni i Fanit ka patur rreth 2500 banorë dikur, sot janë rreth 500. Si e gjithë krahina, aty ka kanë pasuri natyrore të jashtëzakonshme, monumente të shumta, tradita e kultura e mbartur brez pas brezi si e gjithë Mirdita. Mjafton të përmendësh faktin se familja e Gjergj Fishtës mendohet se është shpërngulur nga ky vend për t’u vendosur më pas në Fishtë, ku edhe lindi ai që sot e quajmë edhe Homeri shqiptar.
Në këtë rast, historia përfundon aty ku filloi… tek Gurra e famshme. Ajo është treguesi sesi një punë e bërë mirë dhe pa korrupsion mund të mbijetojë edhe për shekuj me radhë duke qenë një vlerë e patjetërsueshme. Në të kundërt qëndrojnë investimet e kryera shpesh në tranzicionin e gjatë shqiptarë, që jo vetëm nuk mbijetojnë, por zhduken ende pa ardhur. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, dëmtohen disa vetura

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët