LAJMI I FUNDIT:

Ujёsjellёsi sjell verё

Ujёsjellёsi sjell verё

Banorёt e qytezës italiane Marino, kanё përjetuar njё çudi tё vërtetё gjatё kohës sё festivalit tradicional tё rrushit, pasi qё nga ujёsjellёsi nё shtёpitё e tyre dilte verё e bardhё nё vend tё ujit.

Banorёt, tё habitur kishin shpejtuar pёr tё mbushur shishet me verё tё bardhё, por mё vonё megjithatë u kuptua se nuk ishte fjala pёr diçka tё pashpjegueshme.

Kryetari i qytezës, nёn mbikëqyrjen e tё cilin ishte zhvilluar festivali, kishte dashur t’i befasojё mysafirёt VIP, andaj ka kërkuar qё fontana nё qendër tё qytetit tё lidhet me fabrikёn lokale tё prodhimit tё verёs dhe nga ajo tё rrjedhё verё e bardhё, nga ku tё gjithё tё mbledhurit do tё pinë.

Por, punëtorёt nё vend se ta lidhin me fonanёn, e kishin lidhur fabrikёn e verёs me gypat e rrjetit tё ujёsjellёsit tё qytetit, kёshtuqё mysafirёt kishin mbetur pa shijuar verёn.