LAJMI I FUNDIT:

Ugandë: Bomba shërbente si zile shkolle?!

Ugandë: Bomba shërbente si zile shkolle?!

Një bombë e pa eksploduar shërbente si zile në një shkollë në Ugandë. Bombën e zbuluan ekipet e dominimit kur vizituan shkollën për tua tërhequr vëmendjen fëmijëve për rrezikun nga minat.

Organizata “Rrjeti kundër minave” njoftoi se mësuesit e godisnin bombën e pa eksploduar me gurë për t’i ftuar nxënësit të futeshin në klasë në një fshat të largët të Ugandës. “Koka e bombës ishte ende aktive, që do të thotë se ka mundur të eksplodojë pas ndonjë goditjeje të fortë. Kjo do të shkaktonte dëme të mëdha”, tha Vilson Bvamble koordinator i organizatës. Sipas tij, do të kryhet shpërthimi i kontrolluar i bombës së mbetur.

Në dy dekadat e fundit ushtria e Ugandës është ballafaquar me dy kryengritje në këtë vend dhe për këtë arsye kanë mbetur shumë bomba dhe mina të paeksploduara. Kjo është bomba e dytë që kjo organizatë ka zbuluar në një shkollë të Ugandës. Bombën tjetër fëmijët e përdornin si lodër në oborrin e shkollës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Fun
Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Interesante
Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Interesante
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Zbukurimi nuk iu shkoi si duhet, përfunduan më të shëmtuara (Foto)

Zbukurimi nuk iu shkoi si duhet, përfunduan më të shëmtuara (Foto)

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Interesante
Kalo në kategori