LAJMI I FUNDIT:

UEFA zyrtarizon ndryshimet e reja në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës

UEFA zyrtarizon ndryshimet e reja në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës

UEFA ka prezantuar ndryshimet e reja, që do të hynë në fuqi për garat e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, për tri sezonet e ardhshme 2018-2021.

Vendimi më i madh është ai i zëvendësimi të katërtë për ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë, që shkojnë në kohën shtesë prej 30 minutash.

Gjithashtu ka risi edhe për oraret.


Real Madrid . (Photo by Denis Doyle/Getty Images) (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Nuk do të ketë më ndeshje në ora 20:45, pasi tani ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00, dy ndeshje, të martë një dhe të mërkurën një do të fillojnë në ora 18:55.

Këto janë ndryshimet e bërë nga UEFA:

Shtimi i një zëvendësimi të katërt, që mund të përdoret vetëm në ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë dhe vetëm në kohën shtesë prej 30 minutash.  

Vetëm për ndeshjet finale të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Superkupës së Evropës, klubet do të ketë të drejtë të grumbullojë 23 lojtarë. Pra do të ketë 12 futbollistë në bankën rezervë. Aktualisht në bankë janë shtatë lojtarë. 

Të gjitha ndeshjet pas fazës së grupeve, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kampionëve, do të zhvillohet nga orën 21:00. Vetëm në fazën e grupeve, dy ndeshje do të luhen më ora 18:55.

Sa i përket Ligës së Evropës, nga faza e grupeve, deri në atë të 1/8-ave, do të luhet në dy orare 18:55 dhe 21:00. Ndërsa në fazat tjera do të luhet vetëm nga ora 21:00. 

Pas fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, një klub mund t’i shtojë në dimër vetëm tre lojtarë të rinj dhe atë vetëm nëse ata nuk kanë probleme si aktivizimi në fazën e grupeve me në tjetër klub.

Çdo skuadër që eliminohet në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, do të ketë një shans tjetër në Ligën e Evropës. /Telegrafi/