LAJMI I FUNDIT:

UEFA do t’i shpërblejë tifozët e skuadrave finaliste të Ligës së Kampionëve dhe jo vetëm

UEFA do t’i shpërblejë tifozët e skuadrave finaliste të Ligës së Kampionëve dhe jo vetëm

Me rikthimin e Ligës së Kampionëve për fazën e eliminimit direkt, UEFA ka përgatitur një befasi për klubet që e arrijnë finalen.

Gara më e madhe për klube në Evropë çdo herë ka zgjuar emocione të mëdha për tifozët, andaj shtëpia e futbollit evropian ka vendosur t’i shpërblejë skuadrat finaliste.

Kështu ka vendosur presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke shpjeguar se kjo do të jetë mënyra “për t’i falënderuar dhe për t’i shpërblyer për mbështetjen e tyre ndaj futbollit europian gjatë krizës për shkak të pandemisë COVID-19”.


FiveThirytEight parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve – klubet italiane shihen si autsajdera
Lexo po ashtu FiveThirytEight parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve – klubet italiane shihen si autsajdera

Më konkretisht, UEFA ka specifikuar se 10.000 bileta do të shkojnë falas për tifozët e dy klubeve finaliste në Ligën e Kampionëve (5.000 për secilin klub). 8.000 bileta të tjera do të shpërndahen për finalistët e Liga e Evropës (4.000 për secilin klub) dhe 6.000 mijë bileta do të shpërndahen për finalistët e Ligën e Konferencës (3.000 për secilin klub). 6.000 bileta të tjera do të shkojnë për finalen e Ligën e Kampionëve për femrat (3.000 për secilin ekip)

Në total, pra, biletat për finalet e UEFA-s që konfederata evropiane do t’u japë tifozëve do të jenë 30.000.

UEFA specifikon në një shënim se “çdo ekip finalist do të mund të përdorë këto bileta falas për të shpërblyer tifozët e tyre më besnikë (d.m.th. ata që janë abonuar për kohën më të gjatë, ata që kanë ndjekur numrin më të madh të ndeshjeve jashtë, etj.), por këto bileta nuk mund t’u jepen sponsorëve, partnerëve ose punëtorëve të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori