LAJMI I FUNDIT:

UEFA ndan 236.5 milionë euro për federatat, FFK përfiton 4.3 milionë euro

UEFA ndan 236.5 milionë euro për federatat, FFK përfiton 4.3 milionë euro

UEFA do të dhurojë 236.5 milionë euro për 55 shoqatat e saj anëtare për t’i ndihmuar ata pas pandemisë coronavirus.

Fondet vijnë nga programi i ndihmës ‘HatTrick’ i UEFA-së, i krijuar në vitin 2004 me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të futbollit evropian.

Në këtë rast, çdo shoqatë anëtare do të jetë në gjendje të përdorë paratë, si ta sheh të përshtatshme Federata.


Foto: Getty Images/Guliver

FFK-së si anëtare e UEFA-s do t’i takojnë 4.3 milionë euro.

FFK-ja ditë më parë ka përfituar 462 mijë euro nga një fond i ndarë nga FIFA, por përkrahja e UEFA-s është dukshëm më e madhe.

“Fondi HatTrick zakonisht u shpërndahet federatave nacionale për të mbuluar kostot dhe për të ndihmuar në zhvillimin e zonave specifike dhe të synuara të futbollit vendorë. Por UEFA ka vendosur të lejojë secilën shoqatë të vendorë prioritetet e veta, pas ndikimit negativ të coronavirusit në futboll”, ka njoftuar UEFA.

Pra i takon FFK-së të vendos se si do t’i ndajë mjetet e UEFA-s. Këto mjete në fakt është pritur t’i ndahen FFK-së, por jo menjëherë siç ka ndodhur.

“Sporti ynë po përballet me sfida të papara për shkak të krizës së krijuar nga Covid – 19. UEFA dëshiron të ndihmojë anëtaret e saj për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur në këto rrethana specifike”.

“Si rezultat jemi pajtuar që deri në 4,3 milionë euro për federatë, të paguara për pjesën e mbetur të këtij stinori dhe për stinorin e ardhshëm, si dhe pjesa e fondit të investimeve, mund të përdoren siç e shohin të përshtatshme anëtarët tanë për të rindërtuar komunitetin e futbollit”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Ceferin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori