Shqipëria, pas humbjes së pësuar kundër Austrisë, ka regjistruar fitoren e parë qëkur siguroi kualifikimin historik në Euro 2016, duke mundur me rezultatin 2-0 ekipin modest të Luksemburgut falë dy golave të realizuar nga Kaçe dhe Cikalleshi.
Faqja e internetit Uefa.com ka nxjerrë këto përfundime nga dy paraqitjet e bëra nga lojtarët e De Biasit.
1). Shqipëria vazhdon të ketë probleme në finalizim, teksa kuqezinjve i janë dashur 63 minuta për të shënuar kundër Luksemburgut.
2). Nuk është akoma e sigurt se cilët do të jenë lojtarët titullarë në Evropian, siç kanë treguar edhe ndryshimet e shumta të bëra në formacion në të dy ndeshjet miqësore. Megjithatë, duket se nuk ka asnjë dyshim se portieri i Lazios, Etrit Berisha, do të jetë në portë në muajin qershor.
3). Në të dy ndeshjet Shqipëria ka luajtur më mirë në pjesën e dytë, duke regjistruar një humbje 2-0, për sa i takon rezultatit të përgjithshëm të dy pjesëve të para, dhe një fitore 3-0 nga pjesët e dyta.
Pikëpyetje
1). Milot Rashica do të mbushë 20 vjeç më 28 qershor, faza e çerekfinaleve e Evropianit ku Shqipëria shpreson të jetë e pranishme. Mesfushori i Vitesse-s bëri debutimin e tij me kombëtaren e të rriturve të martën, por a është ai lojtari rreth së cilit do të ndërtohet e ardhmja e kuqezinjve? Nëse jo këtë verë, atëherë sigurisht në vitet pasues.
2). Sokol Cikalleshi duket se është zgjedhja e parë për të udhëhequr sulmin. Lojtari është aktivizuar në pjesën e dytë kundër Austrisë dhe ka luajtur 90 minuta kundër Luksemburgut, duke shkaktuar edhe kartonin e kuq të marrë nga portieri i vendasve dhe duke realizuar golin e dytë. Por a mund t’i besohet sulmi, në një kompeticion të rëndësishëm si Euro 2016, një lojtari, i cili nuk ka shënuar asnjë gol në ndeshjet zyrtare?
3). A do të arrijnë qendërmbrojtësit të shmangin gabimet e pafalshme të bëra në pjesën e parë kundër Austrisë? Zvicra, Franca dhe Rumania janë skuadra që të ndëshkojnë në raste të tilla.
Mundësi për t’u përmirësuar
Shqipëria duket në vështirësi kur kundërshtari bën presing të lartë. Kontrolli i topit dhe qarkullimi kanë qenë një problem për një ekip që ka pasur një mesatare prej 45% në zotërimin e topit gjatë ndeshjeve eliminatore.
Numri total i pasimeve të sakta të kuqezinjve ka qenë 1,886, më i ulët se çdo ekip tjetër finalist në Evropian dhe më i lartë vetëm në krahasim me Maltën, Gjibraltarin, San Marinon dhe Andorrën, edhe pse nuk duhet harruar fakti se Shqipëria ka qenë në një grup me pesë ekipe.
Lista e lojtarëve që mund të grumbullohen për Evropian
Portierë: Etrit Berisha (Lazio), Orges Shehi (Skënderbeu), Alban Hoxha (Partizani)
Mbrojtës: Ansi Agolli (Qarabağ), Arlind Ajeti (Frosinone), Berat Xhimshiti (Atalanta), Frederik Veseli (Lugano), Elseid Hysaj (Napoli), Lorik Cana (Nantes), Mërgim Mavraj (Köln), Naser Aliji (Basel)
Mesfushorë: Andi Lila (Giannina), Amir Abrashi (Freiburg), Herolind Shala (Liberec), Burim Kukeli (Zürich), Ergys Kaçe (PAOK), Ermir Lenjani (Nanes) Ledian Memushaj (Pescara), Migjen Basha (Como), Odise Roshi (Rijeka), Taulant Xhaka (Basel)
Sulmues: Armando Sadiku (Vaduz), Bekim Balaj (Rijeka), Sokol Çikalleshi (İstanbul Başakşehir), Shkëlzen Gashi (Colorado Rapids)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë