Udhërrëfyesi pa udhëtarë
Bashkimi Evropian e dorëzoi udhërrëfyesin që na tregon se çfarë duhet të bëjmë për liberalizimin e vizave dhe cila është rruga drejt BE-së. Nuk është që nuk dihej rruga që na çon në BE, por disi mospërmbushja e kritereve të kësaj organizate, nga ana e autoriteteve tona arsyetohej gjithmonë me mosmarrjen e udhërrëfyesit. Tashti që e kemi formalisht udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, neve na mbetet që të ecim përpara për të realizuar aspiratat tona integruese. Mirëpo, me qeverisjen politike dhe me sistemin e drejtësisë që e kemi, ne edhe pse e kemi udhërrëfyesin nuk do të mund të jemi udhëtarë në rrugën e gjatë të integrimeve evropiane.
Përmbushja e kushteve për liberalizimin e vizave dhe të fazave të tjera integruese, nuk mund të ndodhë pa një tjetërsim substancial të statusit politik dhe social të qeveritarëve dhe ish-qeveritarëve tanë. Kjo i bie që shumica e atyre që kanë qeverisur me vendin tonë që nga paslufta e deri më tani të mbeten pa pushtet, pa pasuri dhe në fund edhe pa liri. Këta politikan e kanë vjedhë ashiqare edhe pushtetin edhe pasurinë dhe tash po e vjedhin edhe lirinë personale. Meqenëse hajnia është kushti për mbijetesën e këtyre politikanëve, ata nuk do të heqin dorë kurrë nga ky kusht që i mban aty ku nuk do të duhej të ishin më.
Qeverisja lokale dhe ajo qendrore tashmë e kanë arritur kulmin e keqmenaxhimit dhe keqpërfaqësimit. Në të gjitha komunat pa dallim, qytetarët denoncojnë raste të shumta korruptive kundër kryetarëve dhe zyrtarëve tjerë komunalë. Këto denoncime të qytetarëve për padrejtësitë e pushtetarëve komunalë, në të shumtën e rasteve nuk po trajtohen nga organet e drejtësisë. Dënimet e fundit me burg për dy kryetarët e komunave nuk mjaftojnë për të vendosur drejtësi dhe rend nëpër komuna. Po të kishim drejtësi të mirëfilltë, shumë kryetar dhe zyrtar të tjerë komunalë do të përfundonin në burg. Për qeverisjen qendrore mund të themi se është koka e dukurive negative në shtetin tonë. Qeveritarët tanë qëndrojnë prapa çdo të keqeje dhe sigurisht që ata përfitojnë nga gjerat e këqija që ndodhin në shoqërinë tonë.
Procesi i liberalizimit të vizave kërkon zbatimin e një mori standardesh demokratike evropiane. Mosplotësimi i këtyre standardeve të kërkuara nga BE-ja, ka bërë që shteti i jonë të jetë i vetmi vend në rajon që i nënshtrohet regjimit të vizave nga ana e BE-së. Për liberalizimin e vizave kushtet kryesore kanë të bëjnë me riatdhesimin, riintegrimin e personave të riatdhesuar, menaxhimin e integruar të kufijve, sigurinë e dokumenteve të udhëtimit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto kushte nuk do të mund të plotësohen pa e pasur një qeverisje qendrore dhe lokale krejtësisht ndryshe nga ajo që e kemi tani.
Procesi i riatdhesimit dhe i riintegrimit të qytetarëve tanë po kalon më shumë parregullsi dhe mangësi. Sipas Naim Osmanit, nga Qendra për të Drejtat Civile, shumë persona të riatdhesuar, pas qëndrimit disa ditësh në Kosovë, për shkak të kushteve të vështira socio-ekonomike, po detyrohen që të kthehen përsëri nga kanë ardhur. Të riatdhesuarit ankohen se kanë probleme të mëdha sa i përket pajisjes me dokumentet e gjendjes civile, mungesës së kurseve të veçanta të gjuhës për fëmijët që nuk flasin asnjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë, si dhe mungesës së objekteve për banim të qëndrueshëm. Mediat vendore pak ditë më parë kanë raportuar se persona nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë kërkuar të holla nga pronari i kompanisë fituese të tenderit për akomodimin e personave të riatdhesuar.
Për Qeverinë e Kosovës kushtet për liberalizimin e vizave që kanë të bëjnë me kontrollimin e kufijve dhe luftimin e dukurive të jashtëligjshme janë mision i pamundur. Dihet që qeveritarët tanë duke mos pasur vullnet dhe vendosmëri politike për të kontrolluar kufirin me Serbinë, kanë pranuar anomalin jo vetëm në kufi, por edhe në tërë veriun e vendit tonë. Sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar, nga Qeveria jonë nuk duhet të kërkohet më që t’i luftojë ato, e aq më pak të pritet nga ajo se do të bëj ndonjë progres në këto fusha të rëndësishme. Qeveria e jonë falë këtyre dukurive negative ekziston dhe janë pikërisht këto dukuri që po e mbajnë në këmbë. Kjo Qeveri mund të krijojë shanse dhe mundësi për përmirësimin e këtyre fushave vetëm duke dhënë dorëheqje të menjëhershme.
Për t’u bërë anëtar i BE-së duhet të kalojmë në shumë faza të ndryshme. Rruga e integrimeve evropiane mund të përshkohet vetëm duke instaluar një qeverisje që garanton institucione stabile e demokratike, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, funksionimin e ekonomisë së tregut, aftësinë për të përballuar presionin e konkurrencës së forcave të tregut brenda BE-së. Sa jemi larg këtyre standardeve evropiane, na tregon për çdo vit Komisioni Evropian përmes raporteve të progresit. Për Kosovën këto raporte kanë treguar regresin e vazhdueshëm në fushat e rëndësishme shoqërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker