Dy burra u gjetën të vdekur në një pyll të largët ndërsa kërkonin për këmbëmadhin i njohur zakonisht si Bigfoot, sipas autoriteteve në shtetin e Uashingtonit.
Dy burrat nga Portland, Oregon, u gjetën të vdekur pas një kërkimi treditor që u nis në ditën e Krishtlindjes, pasi një anëtar i familjes raportoi se çifti nuk ishte kthyer nga një udhëtim në pyllin kombëtar Gifford Pinchot për të kërkuar prova të krijesës mitike.
Kërkimi përfshiu mbi 60 vullnetarë që kërkonin me aeroplanë dhe qen në terrene të pyllëzuara dhe kushte moti brutalisht të ftohtë, tha në një njoftim për shtyp zyra e sherifit të qarkut Skamania.
“Të dyja vdekjet duket se janë për shkak të ekspozimit, bazuar në kushtet e motit dhe gatishmërinë e keqe”, thuhet në deklaratë.
Zyra e sherifit gjeti një veturë që i përkiste viktimave pranë qytetit Willard, thuhet në deklaratë dhe kërkimi u ripërqëndrua në atë zonë.
U përdorën gjithashtu dronë dhe një ekip helikopterësh të Rojës Bregdetare u thirr për të ndihmuar në kërkim.
Zyrtarët nuk kanë dhënë emrat e dy viktimave, të moshës 37 dhe 59 vjeç.
Kushtet e motit në malet e Kaskadës kishin qenë të ftohta ditët para dhe gjatë kërkimit, të cilat përfshinin borë, shi të acartë dhe temperatura nën zero.
Ekipet e shpëtimit gjithashtu duhej të luftonin nivelet e larta të ujit në lumenj dhe pemët e rrëzuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri