LAJMI I FUNDIT:

U kishte shkaktuar lëndime trupore tre fëmijëve, arrestohet 40 vjeçari nga Ferizaj

U kishte shkaktuar lëndime trupore tre fëmijëve, arrestohet 40 vjeçari nga Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se dje rreth orës 16:30, derisa po patrullonin në fshatin Dremjak të Ferizajt, kanë hasur në tre persona fëmijë, meshkuj të moshave (15,16 dhe 17 vjeç), të cilët kishin dalë të shëtitësin me biçikleta, e në të cilët vëreheshin lëndime trupore, të shkaktuara nga një person i moshës madhore i cili më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa fëmijët kanë pranuar tretman mjekësorë.

“Në lidhje me këtë, operatorët e NJRSH-së i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arritur që ta dalin personin e dyshuar me inicialet M.M (M/K) i moshës 40 vjeçar i cili po lëvizte me një automjet furgon me targa vendore. Gjatë kontrollit të tij dhe të automjetit, policia i gjenë një armë zjarri, një karikator me 13 fishkë dhe një mjet të mprehtë (brisk), të cilat edhe i konfiskohen”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor “& “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori