LAJMI I FUNDIT:

U dënua me 850 euro, sepse e quajti policin me një fjalë të papërshtatshme

U dënua me 850 euro, sepse e quajti policin me një fjalë të papërshtatshme

Para gjykatës nuk pranoi se ka dashur të ofendojë policin, ndërsa shtoi se nuk mban mend asgjë nga ajo pasdite.

Patrick Scriberras kishte kaluar ditën duke pirë, e më pas duke e pritur autobusin ka thënë: “Ku je more tigan”? Në atë moment ka kaluar një veturë policie.

Polici i është afruar atij dhe i ka shkruar tiketë, për ofendim të personit zyrtar, transmeton Telegrafi.

Ai është paraqitur para gjykatësve në Maltë, ku ka rrëfyer se “nuk ndjehet fajtor dhe se kërkon falje nëse ka ofenduar dikë”.


Scriberras është dënuar për ofendim të zyrtarit gjatë ushtrimit të detyrës, ofendim të moralit në publik, jepje të detajeve false dhe prishje të qetësisë.

Pasi të ketë paguar 850 euro gjobë, ai do të mbikëqyret nga autoritetet e sigurisë. /Telegrafi/