LAJMI I FUNDIT:

U dekoruan të vrarët e luftimeve në Kumanovë

U dekoruan të vrarët e luftimeve në Kumanovë

Ashtu siç u paralajmërua më herët, kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i ka dekoruar Njësitë për operacione speciale dhe për shpërndarje të shpejtë pranë MPB-së, me ”Medalje për merita ushtarake”, ndërkaq me ”Medalje për guxim”, pas vdekjes, janë dekoruar tetë pjesëtarët e MPB-së, të cilët u vranë në luftimet kundër ”Grupit të Kumanovës” më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin e tij, kryetari Ivanov tha se njësitet e MPB-së, bashkë me ato të ARM-së, mbajnë barën e krizës së migrantëve, dhunës në kufi dhe përballen me kërcënimet e sigurisë nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, aktet e dhunshme nëpër qytete dhe me pasojat e krizës politike.

Ivanov theksoi se është koha që ta ”lëmë anash frymën ndarëse, mosdurimin dhe urrejtjen ndaj kundërshtarit politik dhe përfundimisht të pajtohemi dhe të ngjeshemi rreth interesit shtetërorë”./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori