LAJMI I FUNDIT:

Twitter lanson shenjën gri verifikuese për llogaritë qeveritare

Twitter lanson shenjën gri verifikuese për llogaritë qeveritare

Platforma e medieve sociale Twitter ka filluar të lansojë një shenjë gri të verifikimit për llogaritë që kanë të bëjnë me qeverinë, dhe një shenjë të artë për kompanitë, derisa pjesa tjetër e llogarive të verifikuara do të marrin shenjën blu.

Me këtë lansim, Twitter ka zëvendësuar shenjën blu për shembull në llogarinë e Shtëpisë së Bardhë me një shenjë gri, transmeton Telegrafi.


Kompania njoftoi më 12 dhjetor se do të “zëvendësojë etiketën “zyrtare” me një shenjë ari në disa llogari biznesi në Twitter. Kompania kishte thënë se do të shtonte një shenjë gri për llogaritë qeveritare dhe shumëpalëshe.

Twitter ka filluar t’u vë tarifë prej 8 dollarësh në muaj për ata që regjistrohen në Twitter Blue, dhe 11 dollarë në iOS, të cilin planifikon ta lansojë gradualisht në të gjithë globin.

“Abonentët ekzistues të Twitter Blue do të jenë në gjendje të përmirësojnë, anulojnë ose rinovojnë automatikisht abonimin e tyre me çmimin e ri. Çmimet mund të ndryshojnë sipas rajonit. Ne planifikojmë të ofrojmë abonime në Android së shpejti”, tha kompania.

Shërbimi Twitter Blue është i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi, Zelandë të Re dhe Mbretëri të Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kufjet jo-invazive rikthen të folurin te pacientët me ALS

Kufjet jo-invazive rikthen të folurin te pacientët me ALS

Teknologji
Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Teknologji
Mediat e pavarura online të Turqisë përballen me rrezikun e mbylljes pas ndryshimeve të Google

Mediat e pavarura online të Turqisë përballen me rrezikun e mbylljes pas ndryshimeve të Google

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kalo në kategori