LAJMI I FUNDIT:

Turqia do të mbajë zgjedhje më 24 qershor, thotë Erdogan

Turqia do të mbajë zgjedhje më 24 qershor, thotë Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se zgjedhjet në Turqi do të mbahen më 24 qershor, më shumë se një vit më herët se që ishin planifikuar fillimisht.

Ai ka thënë se shteti ka nevojë urgjente për kalim në presidencë ekzekutive.

Sipas tij, një ndryshim i tillë është i domosdoshëm për të ardhmen e shtetit.


Erdogan ka njoftuar për këtë vendim pasi ka biseduar me udhëheqësin e partisë nacionaliste, MHP, Devlet Bahceli, përcjell REL.

“Ndonëse presidenti dhe Qeveria janë duke punuar për harmonizim, sëmundja e sistemit të vjetër po na konfronton në çdo hap”, ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv.

“Zhvillimet në Siri dhe vende tjera e kanë bërë urgjente që të ndryshojmë sistemin ekzekutiv në mënyrë që të marrin vendime për të ardhme më të fuqishme të shtetit tonë. Ne kemi diskutuar thirrjen e Bahcelit me autoritetet relevante. Ne kemi ardhur në përfundim se duhet t’i konsiderojmë pozitive zgjedhjet e reja”.

Vitin e kaluar Erdogan ka fituar një referendum për të ndryshuar kushtetutën dhe për krijimin e presidencës ekzekutive.

Sidoqoftë këto ndryshime nuk janë të zbatueshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

Zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale ishin caktuar fillimisht për nëntor të vitit të ardhshëm.

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Evropa
Policia në Serbi bastis organizatat e shoqërisë civile të financuara nga USAID

Policia në Serbi bastis organizatat e shoqërisë civile të financuara nga USAID

Serbia
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori