Kur parlamenti turk më 1 tetor mblidhet për herë të parë pas pushimeve të verës, në krye të rendit të ditës “qëndron projektligji për luftën ndaj përhapjes së informacioneve të rreme në rrjetet sociale”.
Sipas dëshirës së qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan ky ligj duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur nga parlamenti.
Opozitarët dhe kritikët druajnë, se ligji i ri mund të keqpërdoret për shtypjen e mendimit dhe shtypit të lirë veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në qershor 2023. Pas reagimeve të ashpra ndaj projektligjit partia AKP në qeverisje mori në konsideratë zbutjen e dënimeve të ashpra të parashikuara, ndaj të cilave vazhdon të insistojë partia ultranacionaliste në koalicionin qeverisës MHP.
Përse duhen kontrolluar më rreptë rrjetet sociale?
Ideja për të aplikuar një ligj më të rreptë ndaj dezinformacionit nuk është e re. Aktualisht demaskimet e bosit të mafias që jeton në ekzil Sedat Peker i japin shkak qeverisë që ta vazhdojë sërish këtë nismë. Ish-mbështetësi i Erdoganit, Peker që prej vitit 2020 publikon video në Youtube, në të cilat disa politikanë të AKP-së dhe nëpunës të nivelit të lartë akuzohen për korrupsion dhe biznese jo të pastra.
Kritikët e qeverisë e konsiderojnë kumbarin e mafies Peker si një whistleblower të besueshëm. Ai madje ka deklaruar, se do të publikojë të tjera video demaskuese sensitive posaçërisht lidhur me presidentin Erdogan – e madje këtë synon ta bëjë dy muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme, raporton dw.
Me gjasë kjo e nervozon shumë partinë në pushtet. Pas akuzave të mëtejshme për korrupsion ndaj disa politikanëve të AKP-së dhe këshilltarit të Erdoganit para pak javësh, prokuroria nisi hetimet. Dy këshilltarë të Erdoganit, që ishin objekt i akuzave, dhanë menjëherë dorëheqjen – me argumentimin për arssy shëndetësore.
Zbulimet e bosit të mafies, kreu i MHP, Devlet Bahceli i mori si shkas për ta vendosur sërish në rend të ditës projektligjin për dezinformim, “Zhvillimet e fundit kanë treguar, se rrjetet sociale duhen kontrolluar pa asnjë mëdyshje, tha Bahceli dhe kërkoi miratimin sa më shpejt të ligjit për dezinformim. Kjo është e nevojshme sipas tij, për të penguar përpjekjet për provokim, që mund të ndikojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Ligji kundër dezinformimit apo censurë?
Në valën e ligjit kundër dezinformimit janë bërë edhe ndryshime në ligjin e shtypit dhe në kodin penal. Në rast se projektligji kalon në formën aktuale, do të përfshihet në të edhe një akt i ri penal, i njohur si paragrafi 217/A. Ky paragraf parashikon dënime me burgim nga një deri në tre vjet për “përhapjen e informacioneve të rreme lidhur me sigurinë e brendshme dhe të jashtme të vendit, rendit publik dhe shëndetit të përgjithshëm”.
Ajo që ngjall diskutime brenda dhe jashtë parlamentit është, se ligji ofron një hapësirë të madhe veprimi, sa u përket „informacioneve të rreme”. Kritikët vërejnë, se ligji është i përshtatshëm për të kufizuar përmes tarifave lirinë e mendimit dhe të shtypit.
Nisma civile “Rrjeti për ekuilibrin dhe kontrollin” (DDA), që veçanërisht analizon ligjet, e kritikon projektligjin: „Rregullorja e re aplikon një lloj tjetër akti penal të vështirë për t#u përkufizuar duke e vendosur atë nën sanksion shumë të rreptë penal.” Edhe sindikatat dhe shoqatat e mediave në qershor protestuan në rrugë kundër këtij projektligji të qeverisë nën moton „Jo ligjit të censurës”.
Ligji i dezinformimit mund të pengonte çështje legjitime
Druhet se me këtë ligj jo vetëm mund të ndëshkohen por edhe të pengohen informacione rëndësishme dhe çështje legjitime. Si shembull mund të shërbejë fushata „Ku kanë mbetur 128 milionë dollarët?”. Partia më e madhe në opozitë CHP vitin e kaluar kërkoi llogari nga Banka Qendrore turke për 128 milionë dollarët e zhdukur.
Fushata ishte aq e suksesshme, sa Banka Qendrore më në fund u detyrua të japë një deklaratë. Por AKP e cilësoi këtë fushatë si “ezinformim”.
Opozita: Një “katastrofë” për Turqinë
Deputeti i MHP Feti Yildiz, që i paraqiti projektligjin në verë parlamentit, e mbron ligjin në bisedë me DW: „Gabimisht” ai damkoset si ligj censure. Faktikisht ligji nuk dënon shprehjen e lirë, që nuk i tejkalon kufijtë e raportimit. Partitë e opozitës kërkojnë nga AKP-ja, që të përfshijë në vendimmarrje të gjithë aktorët nga politika dhe shoqëria. Këtë ia ofroi qeverisë në qershor partia CHP, tha nënkryetari i saj Özgür Özel në bisedë me DW. Ai shpreh keqardhjen, që kjo nuk ndodhi.
Veçanërisht problematike konsideron ai në projektligj, faktin që mediet duhet të deklarojnë burimin e informacionit, në rast se projektligji hyn në fuqi në formën që ka tani. Kjo do të ishte „një katastrofë” për Turqinë, thotë Özel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe