LAJMI I FUNDIT:

Turqia sfidon BE-në, nuk ndryshon ligjet antiterror

Turqia sfidon BE-në, nuk ndryshon ligjet antiterror

Turqia sfidoi hapur presionin e Bashkimit Evropian për të ndryshuar ligjet e saj antiterror, duke thënë se sulmi terrorist në aeroportin e Stambollit tregon qartë se qëndrimi i ashpër ndaj këtij fenomeni është rruga e duhur.

Zyrtarë turq që gjenden në Bruksel për bisedimet e radhës për anëtarësim në BE, që zgjat prej dekadash, thanë se unioni ka nevojë më shumë se kurrë për peshën ekonomike dhe gjeopolitike të Turqisë, sidomos pas largimit britanik.

BE-ja përsëriti qëndrimin e njohur se Turqia duhet të ndryshojë ligjet antiterror që sipas Brukselit kufizojnë lirinë e shprehjes dhe lejojnë arrestimin e aktivistëve për të drejtat e njeriut, por Ankaraja nuk dha as edhe një shenjë lëkundjeje në këtë drejtim.


“Turqia po lufton sot kundër terrorizmit. Kërkesat e reja ndaj Turqisë do të inkurajojnë terroristët. Prandaj ne nuk mund të bëjmë asnjë ndryshim në ligjet tona antiterror”, deklaroi ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Bashkimi Evropian e ka lidhur ndryshimin e ligjeve turke antiterror me progresin e vendit drejt unionit, por në këtë drejtim nuk është shënuar asnjë progres.

Zyrtarë turq thanë se Turqia do të jetë një aset i rëndësishëm për BE-në, por theksuan se Evropa duhet t’ia nisë nga fillimi dhe ka nevojë për një vizion të ri që të përfshijë edhe Turqinë.

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Britania e madhe paralajmëron kundër

Britania e madhe paralajmëron kundër "përçarjes" së NATO-s: Duhet të qëndrojmë së bashku

Botë
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane

Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane

Botë
Kalo në kategori