LAJMI I FUNDIT:

Turqia ofron mbështetje për Policinë e Kosovës

Turqia ofron mbështetje për Policinë e Kosovës

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, priti në takim zyrtar drejtorin e policisë së Republikës së Turqisë, Selami Altinok.

Në këtë takim, Maxhuni falënderoi Altinok për vizitën dhe e njoftoi për angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, të bazuara në planin zhvillimor strategjik të Policisë.

Drejtori Maxhuni njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të bashkëpunojë ngushtë me organizatat policore me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.


Ndërsa, drejtori i Turqisë Altinok vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti në bashkëpunimin e deritanishëm të treguar me autoritetet policore turke.

Delegacioni i Turqisë konfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer për Policinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet  e saj, duke përfshirë edhe trajnimet e nevojshme në fusha të ndryshme për personelin policor.

Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen,  me qëllim të avancimit të mëtejmë të PK-së, duke përfshirë edhe përkrahjen për inkuadrimin në Interpol dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë policorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori