Prej disa muajsh, Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë mosmarrëveshje lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për shtetasit turq që duan të hyjnë në vendet e unionit.
Vizita e Presidentit të Parlamentit Evropian në Ankara, Martin Shulc, sinjalizon një intensifikim të përpjekjeve të Brukselit për ruajten e marrëdhënieve të mira me Turqinë, e megjithatë, takimi me kryeministrin Binali Yildirim nuk prodhoi një zgjidhje.
Për shkak të gjendjes aktuale në vend, lideri turk refuzoi sërish ndryshimin e ligjeve antiterror, gjë që BE-ja e ka vendosur si kusht për heqjen e vizave.
“Për momentin, në këtë çështje nuk ka fare lëvizje, për shkak të dallimeve që kemi. E megjithatë, unë nuk besoj se e gjitha në fund duhet të dështojë, por kemi shans që të diskutojmë për marrëveshjet për të cilat kemi rënë dakord”, tha Shulc.
Por, sipas Yldirim, Turqia nuk mund të zbusë ligjet antiterror në një moment të tillë, kur, siç tha, bëhej fjalë për jetë a vdekje. Megjithatë, është në një mendje me Shulcin se bisedimet duhet të vazhdojnë: “Ne nuk i kemi përmbushur disa prej detyrave tona, por as BE-ja nuk e ka bërë këtë. Por, tani ekziston mundësia për t’i përmbushur. Por, ka një përjashtim dhe ai është ligji për terrorizmin. Ne nuk mund ta ndryshojmë atë nën rrethanat aktuale. Bëhet fjalë për jetë a vdekje”, transmeton tch.
Shulci dhe Komisoneri për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos, i cili qëndroi gjithashtu në Ankara, ishin të parët përfaqësues të lartë të BE-së që shkuan në Turqi pas dështimit të përpjekjes për grusht shteti. Avramopulos theksoi se Brukseli është një partner kyç i Turqisë dhe anasjellas. Në mbrëmje, Shulc u takua edhe me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, me të cilin, siç tha zëdhënësi i tij, zhvilloi një bisedë miqësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Macron tregon se çka do t'i thotë Trumpit gjatë takimit në Uashington

Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

Tre autobusë shpërthejnë në Tel Aviv të Izraelit, në një sulm të dyshuar terrorist - pamje nga vendi i ngjarjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës