Koordinatori i Përgjithshëm i Fondacionit për Hulumtime Politike, Ekonomike dhe Shoqërore (SETA) Burhanettin Duran, duke vënë theksin se problemi në marrëdhëniet Turqi-SHBA duhet të zgjidhet me rrugë diplomatike tha se “Me atë që duket diplomacia në këtë fazë do të vazhdojë, por vendosmërinë e Turqisë duhet ta kuptojë SHBA-ja. Turqia nuk është një vend që mund të gjunjëzohet me sanksione dhe kërcënime”.
Në një deklaratë për Agjensinë turke të lajmeve Anadolu Duran deklaroi se qasja me një mënyrë “kërcënuese” e SHBA-ve në periudhën e presidentit Donald Trump edhe ndaj vendeve që i konsideron “mike” ka minuar rendin ndërkombëtar dhe ka eliminuar qasjen e aleancës.
“Është e qartë se çështja nuk është një çështje për priftin Brunson. Vërejmë se SHBA-ja nuk pëlqen që Turqia ka treguar një qasje që merr parasysh interesat e saj. Nga pikëpamja e aleancës është e pashpjegushme situata që SHBA-ja tani të tregojë një qasje me sanksione ndaj Turqisë, ndërkohë që ajo që prej një kohe të gjatë nuk ka vepruar sipas përparësive të sigurisë së Turqisë as në çështjen e FETÖ-s dhe as në çështjen e PKK/YPG-së. Kjo tregon se kemi kaluar në një periudhë të re në marrëdhëniet”, theksoi Duran, duke tërhequr vëmendjen se janë të papranueshme sanksionet dhe qëndrimi i treguar ndaj Turqisë.
Ndër të tjera duke bërë të ditur se artikulli i presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan për New York Times tregon një kthesë historike, Duran tha se “Turqia ka ardhur në fazën për të kërkuar miq dhe aleatët të rinj. Në këtë pikë nuk është arritur brenda një ditë. Në këtë pikë është arritur me qëndrimin e papërgjegjshëm të SHBA-ve në disa vitet e fundit. SHBA-ja këtë qëndrim nuk e tregon vetëm ndaj Turqisë por edhe ndaj Bashkimit Evropian, Kinës, Rusisë, Iranit dhe Venezuelës të cilat ajo i shquan si armiq.
Kjo tregon se po shkojmë drejt një rendi të ri botëror. Turqia do të mund të marrë këtu pozicionin e saj, mund të përballojë sulmet ekonomike dhe ajo duhet të ndjekë një politikë që promovon interesat e saj. Me atë që duket diplomacia në këtë fazë do të vazhdojë, por vendosmërinë e Turqisë duhet ta kuptojë SHBA-ja. Turqia nuk është një vend që mund të gjunjëzohet me sanksione dhe kërcënime”.
“Turqia duhet të diversifikojë alternativat e saj” Mes tjerash pasi rikujtoi se Truqia si një vend me pavarësi dhe strategjinë e saj të politikës së jashtme që prej shumë kohësh ka kryer shkëmbime të pikëpamjeve të ndryshme në disa çështje rajonale me SHBA-në, Duran tha se administrata e Trumpit përkundër këtyre përpjekjeve ndjek një politikë për të nxjerrë krizë.
Marrëdhëniet e aleancës Turqi-SHBA kanë pësuar transformim me qëndrimin e treguar për një kohë të gjatë dhe me vendimin e marrë së fundmi për sanksione, bëri të ditur Duran i cili vlerëson se “Ajo që Turqia duhet të ndjekë sot është që të zgjidhë problemin duke përdorur në mënyrë të vendosur rrugën e diplomacisë por edhe brenda saj me një vullnet të fortë të mbrojë ekonominë dhe politikën e saj të jashtme si dhe të diversifikojë alternativat e saj”. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri