LAJMI I FUNDIT:

Turqia goditet nga një tërmet prej 5.1 shkallësh Rihter

Turqia goditet nga një tërmet prej 5.1 shkallësh Rihter

Një tërmet prej 5.1 shkallësh Rihter goditi provincën qendrore të Turqisë, Nigde, njoftoi të dielën agjencia e katastrofave të vendit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ndodhi në orën 10:08 të mbrëmjes në qarkun e Bor.

Bëhet e ditur se dridhjet ndikuan në 6,9 kilometra në thellësi të tokës.


Autoritetet turke nuk raportuan për ndonjë viktimë apo edhe për dëmet e mundshme materiale. /Telegrafi/