LAJMI I FUNDIT:

Turqi, pacienti me COVID-19 shërohet me plazmën imune

Turqi, pacienti me COVID-19 shërohet me plazmën imune

Hakkı Agah Ermumcu, një inxhinier civil në Konya, Turqi që u infektua me coronavirusin e ri (COVID-19), arriti të tejkalonte telashet me trajtimin e plazmës imune.

Ermumcu tha se pati ethe nga mesi i korrikut, por ka menduar se mund të ishte sëmurë për shkak të motit të nxehtë dhe kondicionerit.

“Nuk kishte asnjë problem me nuhatjen ose shijen time dhe asnjë shenjë të dhimbjes së fytit. Unë thjesht kisha ethe”, tha ai, duke iu referuar disa prej simptomave që lidhen me COVID-19.


Ai theksoi se shkoi në spital dhe iu nënshtrua një skanimi me CT. Ermumcu tha se ka dashur të testohej për COVID-19 për të qenë i sigurt, por ka pasur frikë nga turmat në spitale.

Pasi u shtrua në spital, ai tha se filloi të ndjehej i dobët dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. “Isha i vetëm në dhomë. Ilaçet jepen në derë. Vaktet tuaja lihen në derë. Askush nuk hyn në dhomën tuaj. Ju përkeqësoheni”, tha ai.

“Ju nuk keni oreks dhe merrni ilaçe me stomak bosh. Ndiheni të dobësuar dhe përkeqësoheni. Rrahjet e zemrës suaj përshpejtohen sepse nuk mund të merrni mjaft oksigjen”, shtoi ai.

Ermumcu vuri në dukje se pacientët me coronavirus luftojnë vetëm, kështu që ata duhet të jenë të fortë mendërisht.

“Natën kur mora injeksionin e parë me plazmë, ndjeva një trazim në trupin tim disa orë më vonë. U bëra më shpresëdhënës atë moment. Ditën tjetër, njësia e dytë e plazmës u injektua, dhe pastaj filloi procesi im i rimëkëmbjes. U përpoqa të shoh sa kohë mund të merrja frymë duke hequr maskën e oksigjenit. Kuptova që koha që kalova pa maskën e oksigjenit u rrit brenda dy ditësh”, tha ai.

Ai i nxiti njerëzit të ndiqnin me përpikëri masat e marra për të frenuar virusin dhe për të mbajtur një maskë. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori