LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 13° partlycloudy_night

“Turp i madh për komunën”, opozita reagon pas paralajmërimeve për mbylljen e Handikosit dhe Shoqatës së të Verbërve

“Turp i madh për komunën”, opozita reagon pas paralajmërimeve për mbylljen e Handikosit dhe Shoqatës së të Verbërve

Shoqata Handikos dhe Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve në Gjilan kanë paralajmëruar mbylljen e objekteve për shkak të mungesës së financave.

Përveç paralajmërimit për mbyllje dhe mos ofrimit të shërbimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara, këto dy shoqata kanë bërë edhe thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet komunale.

Ndaj kësaj situate të krijuar kanë reaguar nga opozita në Gjilan.


Asamblistja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gresa Avdiu, i ka konsideruar alarmante paralajmërimet e frikshme të Handikos dhe Shoqatës së të Verbërve.

Handikos në Gjilan dhe Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve rrezikojnë të mbyllen
Lexo po ashtu Handikos në Gjilan dhe Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve rrezikojnë të mbyllen

“Alarmante për Komunën e Gjilanit duhet të jenë paralajmërimet e frikshme të HANDIKOS , Shoqatës së të Verbërve dhe Qendrës së Kujdesit Ditor ‘PEMA’, për mbylljen e tyre dhe shuarjen e aktiviteteve në mungesë të fondeve”, ka shkruar Avdiu.

Avdiu thotë se mungesa e vullnetit për funksionalizimin e projektit, i cili është destinuar për këtë kategori, sipas saj, është turp i madh për Komunën.

“Mungesa e vullnetit për funksionalizimin e ‘Fshatit të Lumtur’, projektit madhor që është destinuar për këtë kategori të shoqërisë, është turpi i madh i këtij ekzekutivi komunal”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, kjo kategori nuk guxon të mbetet pa përkrahje e përkujdesje.

“Personat me aftësi të kufizuara do të mbesin pa tri qendrat kryesore, të cilat kanë ofruar shërbime për ta. Kjo kategori e shoqërisë në asnjë formë nuk guxon të mbetet pa përkrahje e përkujdesje”, ka thënë Avdiu. /Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Kalo në kategori