LAJMI I FUNDIT:

Turistët kinezë rastësisht kanë blerë mbetje nukleare

Turistët kinezë rastësisht kanë blerë mbetje nukleare

Tre meshkuj nga krahina autonome kineze Xinjiang Uygu kanë mbetur të shokuar kur e kanë kuptuar se suveniri i shtrenjtë të cilin e kishin blerë gjatë vizitës së tyre në Kirgistan në fakt ka qenë mbetje nukleare.

Tre kinezë me të njëjtin mbiemër në muajin gusht të para dy vitesh ishin shkuar në një vizitë turistike në Kirgistan i cili gjendet në kufirin verior të krahinës së tyre kineze. Gjatë asaj vizite ata kishin blerë për diç më shumë se dymijë dollarë një gur që shkëlqente me qëllim që ta shesin copa-copa në Xinjiang dhe të përfitojnë diçka prej tij.

Duke mos ditur asgjë për gurin shkëlqyes i cili peshonte 274 kilogramë, i kanë hequr një copë dhe e kanë dërguar për analiza në Pekin për të vërtetuar nëse me të vërtetë ishte aq i vlefshëm.

Gjeologët nga Universiteti Tsinghua pas analizave të thella kanë ardhur në përfundim se bëhet fjalë për uranium të harxhuar dhe kanë lajmëruar policinë.


Prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që meshkujt megjithatë të mos arrestohen sepse qartazi nuk e kanë pasur idenë se çfarë gjëje kishin blerë. Në vend të arrestimit, ata u janë nënshtruar një vargu të testeve mjekësore, por kanë dalë të jenë “të shëndoshë si topi”.