Qindra anëtarë të ri i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate në Malishevë, thonë zyrtarë të kësaj partie.
Në një tubim madhështor të mbajtur në Sallën e Kulturës në këtë qytet në sallën e stërmbushur me njerëz, mirëseardhje aderuesve të ri iu ka uruar, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Lideri i Nismës tha se sot subjektit që ai e drejton po i bashkohen djem e vajza, burra e gra të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë për Malishevën dhe Kosovën.
“Nga sot ne ndihemi me të fuqishëm dhe të gatshëm për detyrat që na presin. Mirë se keni ardhe në shtëpinë tuaj politike dhe ky është një fuqizim dhe rrugëtimi ynë nuk ka të ndalur për të kryer punë të mira e të mbara”, ka thënë Limaj të enjten në Malishevë.
Projekti pesë vjeçar i Nismës Socialdemokrate, sipas tij, tregon më së miri sa ka qenë vendim i drejtë vendimi ynë për të ecur bashkë.
“Qytetarët e Malishevës në momentet më të vështira politike u rreshtuan dhe morën vendimin më të rëndësishëm për Malishevën, fshatrat për të kaluarën dhe të ardhmen”, ka shtuar Limaj.
Më tutje, kreu i Nismës ka thënë Malisheva ka qenë e shtypur e lënë pas-dore nga regjimi i kaluar.
Kjo komunë, sipas tij, e shkatërruar nga lufta është rindertuar dhe fuqizuar si asnjëherë më parë krejt kjo, sipas tij, falë qeverisjes komunale në dy mandatet e fundit.
Transformimi i kësaj komunë, thotë Limaj, ka një emër dhe ka bartës. Këta bartës, sipas tij, janë kryetari i komunës, drejtorët komunal dhe asamblistët e Nismës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka përmendur me pas projektet kapitale për këtë komunë dhe planifikimet për të ardhmen.
“Prandaj jemi angazhuar për t’ia krijuar tranzitin Malishevës dhe nesër do të fillojë faza e dytë dhe po përgatitemi për të bërë unazën, dhe nuk ka më maune me u fute në qendër, por do të shkojnë në transit pa e pengu qytetin. Javën e ardhshme ministri i Arsimit bashkë me kryetarin e komunës do të vendosin gurthemelin e shkollës më të bukur që ka pas ndonjëherë Malisheva. Unë dua qe Malishevës t t’ia ndryshojmë pamjen dhe brenda katër viteve të ardhshme do të jetë qyteti me simpatik në Kosovë”, ka theksuar Limaj.
Ai ka thënë se jo shumë larg do të përfundoj dhe Parku i Biznesit në Malishevë duke paralajmëruar kështu ardhjen e investitorëve nga diaspora.
“Sot mundësia dhe garancia me ecë përpara ka një emër dhe ai emër është Nisma Socialdemokrate. Malisheva është rreshtuar moti dhe drejtë në Nisma Socialdemokrate”, ka përfunduar Limaj.
Kryetari i Nismës dega në Malishevë, njëherësh kryetar i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se Nisma në Malishevë koalicionin e vetëm e ka me qytetarët e vendit. Ai tha se është dhe do të mbetet gjithmonë në shërbim të qytetarëve të kësaj komune.
Ai falënderoi për besimin që në vazhdimësi Malisheva po i jep Nismës.
Për anëtarët e ri tha se janë krahët e Nismës duke thënë se do ta kenë gjithë hapësirën e nevojshme.
Ndryshe, Nisma ka prezantuar aderime të shumta ditëve të fundit edhe në Prizren, Ferizaj, Gjakovë dhe Kaçanik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi