Udhëheqësi i opozitës në Zimbabve, Morgan Tsvangirai u tërhoq nga balotazhi i së premtes kundër presidentit Robert Mugabe, duke thënë se dhuna kundër partisë së tij e bën të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve të drejta.
Duke iu drejtuar gazetarëve sot në Harare, zoti Tsvangirai tha se partia e tij nuk mund t’u kërkojë përkrahësve të votojnë kur kjo votë do t’u kushtonte jetën.
Ai i cilësoi zgjedhjet si një "mashtrim i dhunshëm e i paligjshëm" madje e akuzoi presidentin Robert Mugabe për vrasjen gjatë javëve të fundit të 86 përkrahësve të partisë së tij, Lëvizja për Ndryshime Demokratike.
Nuk pati reagime të menjëhershme nga presidenti Mugabe, por ministri i Drejtësisë, Patrick Chinamasa, tha se zoti Tsvangirai u tërhoq sepse ai përballej me një humbje të sigurt.
Zyrtarët thanë se balotazhi do të zhvillohet sipas planit dhe do të anulojnë vetëm nëse zoti Tsvangirai njofton zyrtarisht komisionin e zgjedhjeve për tërheqjen e tij nga gara.
Udhëheqësi i opozitës tha se do ta njoftojë vendimin e tij të mërkurën.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë kërkon nga qeveria e Zimbabvesë që të ndalë menjëherë dhunën që lidhet me zgjedhjet, pasi udhëheqësi i opozitës Morgan Tsvangirai u tërhoq nga gara e balotazhit.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë bëri deklaratën ku ndër të tjera thuhet se qeveria e Zimbabvesë po përdorte hajdutë për të frikësuar kundërshtarët politikë.
Zëdhënësi tha se të gjitha palët duhet të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos bëhen objekt i asaj që ai i quajti veprime të paligjshme të qeverisë, milicive të armatosura dhe të ashtuquajturve veteranë të luftës. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj
Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare
Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë
Turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit, lëndohen 11 persona
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para