LAJMI I FUNDIT:

Trupat ukrainase ‘të pajisura më mirë’ se rusët, për dimër – thotë eksperti britanik

Trupat ukrainase ‘të pajisura më mirë’ se rusët, për dimër – thotë eksperti britanik

Analisti ushtarak dhe i mbrojtjes, profesor Michael Clarke ka folur për kushtet që po bëhen më të ftohta në terren në Ukrainë.

Dhe sipas tij, kjo është “java që ndryshon moti” për ushtarët nga të dyja palët.

“Tani do të shkojë katër ose pesë gradë nën zero për disa ditë. Toka do të ngrijë dhe do të qëndrojë e ngrirë”, ka thënë ai fillimisht për Sky News, përcjell Telegrafi.


“Kjo ka rëndësi për trupat. Ndërsa moti tani bëhet i ftohtë, kjo do të theksojë dallimin në cilësi midis trupave ruse dhe ukrainase”.

“Për të përballuar dimrin, trupat duhet të jenë të pajisura dhe të pajisura mirë, ato duhet të gjenden jashtë llogoreve në intervale të rregullta”.

“Besoj se ukrainasit do ta përballojnë më mirë se rusët, sepse tani janë më të pajisur dhe të motivuar për të vazhduar kursin”, ka vlerësuar ai.

“Shumë nga rusët janë tashmë të pakënaqur dhe nuk duan të jenë atje”, mendon ai.

Ai sugjeron gjithashtu se raportet se rusët përdorin raketa pa “kokat e tyre” – si një mashtrim i mundshëm – mund të jenë një shenjë “dëshpërimi” nga ana e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori