LAJMI I FUNDIT:

Trumpi sfidon Bidenin në testin e drogës para debatit për president

Trumpi sfidon Bidenin në testin e drogës para debatit për president

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje sfiduesit demokrat, Joe Biden që t’i nënshtrohen testeve të drogës para debatit të tyre të parë muajin tjetër.

Trump i tha “Washington Examiner” se ka vërejtur një përmirësim të papritur të performancës së Bidenit në debatet televizive të demokratëve, raporton BBC.

Presidenti amerikan nuk ofroi asnjë provë se rivali i tij mund të ishte i droguar përveç se tha “unë jam shumë mirë në këtë gjendje”, transmeton Telegrafi.


Trump tha se ish-nënpresidenti i SHBA-së “nuk ishte aq koherent” gjatë disa prej 11 debateve televizive përveçse i fundit ishte për Bidenin dhe senatorin e Vermontit, Bernie Sanders.

Presidenti aktual tha se “Unë nuk e di se si ai [zoti Biden] ishte paaftë në shfaqjet e tij të debatit dhe papritmas u përmirësua me Sandersin”.

Biden dhe Trump nuk po kursejnë asgjë, kjo mund të jetë fushata presidenciale më e shtrenjtë në histori të SHBA-ve
Lexo po ashtu Biden dhe Trump nuk po kursejnë asgjë, kjo mund të jetë fushata presidenciale më e shtrenjtë në histori të SHBA-ve

Theksojmë se Biden dhe Trump do të kenë tre debate përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit (e martë), transmeton Telegrafi.

Ndryshe, në vitin 2016, Trump sugjeroi që rivalja e tij e atëhershme demokratike, Hillary Clinton, ishte “duke u pompuar” para debateve të tyre dhe e sfidoi të bënte një test të drogës përpara takimit të tyre të fundit televiziv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kalo në kategori