LAJMI I FUNDIT:

Trump vendos mbrojtjen si prioritet kombëtar, urdhëron ndërtimin e Kupolës së Hekurt

Trump vendos mbrojtjen si prioritet kombëtar, urdhëron ndërtimin e Kupolës së Hekurt

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se ndërtimi i një mburoje të ngjashme me Kupolën e Hekurt në SHBA, është prioritet për vendin.

Bëhet e ditur se Trump i bëri komentet në një darkë republikane në Florida, ndërsa përgëzoi Sekretarin e tij të Mbrojtjes të konfirmuar së fundmi Pete Hegseth.

Pas uljes në bazën e përbashkët Andrews, ai konfirmoi se nënshkroi një urdhër ekzekutiv në lidhje me Kupolën e Hekurt në aeroplan, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.


“Pete Hegseth, i cili do të jetë i mrekullueshëm, meqë ra fjala, do të jetë fantastik”, tha Trump.

“Unë e njoh atë shumë mirë”, shtoi ai.

“Ai është ajo që na nevojitet për të filluar menjëherë ndërtimin e një mburoje të mbrojtjes raketore të teknologjisë së fundit Iron Dome, e cila do të jetë në gjendje të mbrojë amerikanët”, përfundoi presidenti amerikan.

Presidenti shtoi se amerikanët “mbrojnë vendet e tjera, por jo veten”.

Trump gjithashtu përmendi se presidenti Ronald Reagan ishte i interesuar për sistemin gjatë Luftës së Ftohtë, por amerikanët “nuk e kishin teknologjinë”.

“Dhe tani ne kemi teknologji fenomenale. Ju e shihni këtë me Izraelin”, vazhdoi Trump.

“Dhe gjithçka do të bëhet pikërisht këtu në SHBA 100%. Ne do të shkojmë më pas për të siguruar që të kemi forcën luftarake më vdekjeprurëse në botë”, paralajmëroi republikani.

Ndryshe, Departamenti i Shtetit tha se një Kuipolë e Hekurt është një nga prioritetet e shumta të Hegseth.

“Fusha të tjera që sekretari do të studiojë përfshijnë rivendosjen e trupave që u dëbuan për shkak të mandateve të vaksinimit COVID-19 dhe zhvillimin e një sistemi antiraketë Iron Dome”, thuhej në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Bosnja
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori