LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se marrëveshja e paqes në Gaza “deri në fund të javës”

Trump thotë se marrëveshja e paqes në Gaza “deri në fund të javës”

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka theksuar se Izraeli dhe Hamasi mund të bien dakord për një armëpushim në Gaza deri në fund të javës.

Bisedimet midis përfaqësuesve të Izraelit dhe Hamasit kanë rifilluar sot në kryeqytetin e Katarit, Doha, pasi presidenti amerikan Joe Biden tregoi se një marrëveshje për të ndaluar luftimet ishte “në prag”, përcjell Telegrafi.

Udhëheqësi në largim i SHBA-së tha se ajo do të përfshinte një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe një “rritje” të ndihmës për palestinezët, në fjalimin e tij të fundit për politikën e jashtme si president.


“Kaq shumë njerëz të pafajshëm janë vrarë, kaq shumë komunitete janë shkatërruar. Populli palestinez meriton paqen”, tha ai.

“Marrëveshja do të lironte pengjet, do të ndalonte luftimet, do t’i jepte siguri Izraelit dhe do të na lejonte të rritim ndjeshëm ndihmën humanitare për palestinezët që vuajtën tmerrësisht në këtë luftë që filloi Hamasi”.

Siç kujtojnë mediat, ndërmjetësuesit e Katarit i kanë dërguar Izraelit dhe Hamasit një projekt-propozim për një marrëveshje për ndalimin e luftimeve.

Dhe zyrtarët kanë thënë se ndërmjetësuesit amerikanë dhe arabë bënë përparim të rëndësishëm në fillim të kësaj jave drejt ndërmjetësimit të një armëpushimi në luftën Izrael-Hamas dhe lirimin e shumë pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës – por një marrëveshje nuk është arritur ende. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori