LAJMI I FUNDIT:

Trump thirrje republikanëve që të mbështesin kandidatët e tij besnikë në zgjedhjet 2022

Trump thirrje republikanëve që të mbështesin kandidatët e tij besnikë në zgjedhjet 2022

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump u bëri thirrje anëtarëve të Partisë së tij Republikane për të mbështetur kandidatët besnikë ndaj tij në zgjedhjet e ardhshme për Kongresin Amerikan.

Në konventën e mbrëmshme të republikanëve në shtetin federal të Karolinës së Veriut, Trump (74) la të kuptohej se ai do të hynte në një fazë më aktive në periudhën pas mandatit presidencial.

Ai njoftoi se do të përfshihej në mënyrë aktive në fushatën e kandidatëve “që ndajnë vlerat e tij” përpara zgjedhjeve për Kongresin e SHBA-së në nëntor 2022.


“Mbijetesa e Amerikës varet nga aftësia jonë për të zgjedhur republikanët në çdo nivel, duke filluar me zgjedhjet e nëntorit të vitit të ardhshëm,” tha Trump.

Gjatë një fjalimi gati 90-minutësh para qindra zyrtarëve dhe aktivistëve republikanë, Trump tha se “ata nuk mund të zgjedhin njerëz që kanë humbur zgjedhjet dy herë dhe që nuk mbështesin vlerat e tyre”.

Disa udhëheqës republikanë kanë frikë se forcimi i kandidatëve miqësorë për Trump mund të rrezikojë luftën e partisë për kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e 2022.

Trump mbetet forca dominuese brenda partisë, por është dukshëm jopopullore midis kategorive të caktuara të votuesve.

Në zgjedhjet presidenciale në nëntor 2020, Trump fitoi shtatë milionë vota më pak se kandidati demokrat Joseph Biden.