LAJMI I FUNDIT:

Trump thirret zyrtarisht për të dëshmuar për trazirat e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së

Trump thirret zyrtarisht për të dëshmuar për trazirat e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve që heton sulmin e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së i lëshoi zyrtarisht një thirrje ish-presidentit amerikan Donald Trump të premten, duke kërkuar dëshmi nga ky i fundit për të cilin ligjvënësit thonë se “orkestroi personalisht” një përpjekje shumë-pjesëshe për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Paneli prej nëntë anëtarësh lëshoi një letër për avokatët e Trump duke thënë se ai duhet të dëshmojë, ose në Kapitol ose me video-konferencë, “duke filluar në ose rreth” 14 nëntor dhe duke vazhduar për shumë ditë nëse është e nevojshme, raporton AP News, përcjell Telegrafi.

Letra gjithashtu përshkruante një kërkesë gjithëpërfshirëse për dokumente, duke përfshirë komunikimet personale midis Trump dhe anëtarëve të Kongresit, si dhe grupeve ekstremiste. Ato do të dorëzohen deri më 4 nëntor, megjithëse afatet e komitetit janë përgjithësisht subjekt negocimi.


“Ne e pranojmë se thirrja e një ish-presidenti është një veprim i rëndësishëm dhe historik”, shkruan në letrën drejtuar Trump-it, kryetari Bennie Thompson dhe nënkryetarja Liz Cheney. “Ne nuk e marrim lehtë këtë veprim.”

Paneli e rrënjosi veprimin e tij në histori, duke renditur presidentët e kaluar nga John Quincy Adams te Gerald Ford, që dëshmuan para Kongresit pas largimit nga detyra – dhe vuri në dukje se edhe presidentët në detyrë iu janë përgjigjur thirrjeve të kongresit.

Është e paqartë se si do të përgjigjen Trump dhe ekipi i tij ligjor. Ai mund të pajtohet ose të negociojë me komitetin, të shpallë se do të kundërshtojë thirrjen ose do ta injorojë atë fare. Ai gjithashtu mund të shkonte në gjykatë dhe të përpiqej ta ndalonte atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori