Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka premtuar sot se SHBA-të dhe aleatët e saj kanë për ta mundur “pushtetin e vdekjes” siç e ka quajtur ai terrorizmin radikal islamik.

Trump ka premtuar po ashtu se kanë për t’i parandaluar xhihadistët radikalë për të pasur një pikëmbështetje në tokën amerikane.

Presidenti amerikan dha këtë premtim gjatë fjalimit të mbajtur në Komandën Qendrore të Forcave Ajrore në Florida. /kp/