LAJMI I FUNDIT:

Trump pas vendimit historik të Senatit: Ky është vetëm fillimi ynë

Trump pas vendimit historik të Senatit: Ky është vetëm fillimi ynë

Zyra e Donald Trumpit lëshoi një deklaratë publike pasi ish-presidenti i SHBA-së u shfajësua në Senat.

“Kjo është një fazë tjetër e gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e vendit tonë”, shkruan në deklaratë.

Nuk përmendet kryengritja e 6 janarit, por ai përsërit se demokratët janë ata që mbështesin protestuesit dhe turmën.


“Ky është një koment i trishtuar i kohës sonë, që një parti politike në Shtetet e Bashkuara mori leje për të denigruar shtetin e së drejtës, shpifur për agjencitë e sigurisë, për të gëzuar masat, për të shpenguar protestuesit …”, thuhet në deklaratë, raporton aljazeera.

Joe Biden paralajmëron se demokracia është e brishtë
Lexo po ashtu Joe Biden paralajmëron se demokracia është e brishtë

Përfundon me një vështrim për të ardhmen dhe premtime për mbështetësit. “Lëvizja jonë historike, patriotike dhe e bukur për ta bërë Amerikën të madhe përsëri sapo ka filluar. Në muajt e ardhshëm, unë kam shumë për të ndarë me ju dhe pres të vazhdojmë së bashku udhëtimin tonë të mahnitshëm, për ta bërë Amerikën të shkëlqyeshme për të gjithë njerëzit tanë”, shkruan aty.

Senati i Shteteve të Bashkuara dha një vendim përfundimtar sot se Trumpi nuk është fajtor për nxitjen e kryengritjes, e cila i referohet ngjarjes kur protestuesit sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 Janar. 43 senatorë votuan për lirimin e tij, ndërsa 57 votuan që të shpallet fajtor. Shtatë republikanë votuan kundër tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori