LAJMI I FUNDIT:

Trump nuk do ta detyrojë Rusinë që ta njohë Kosovën!

Trump nuk do ta detyrojë Rusinë që ta njohë Kosovën!

Duke komentuar deklaratat e fundit të disa zyrtarëve të Ukrainës që është e mundur që Rusia në bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta njeh pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të ruajë fuqinë e saj në Krime, njohës të kësaj çështjeje thonë se një skenar i tillë është joreal.

Misha Glenny, një gazetar britanik dhe lektor në Universitetin e Kolumbisë, ka thënë për të përditshmen serbe ” Danas” se është e vështirë të vlerësohet nëse Rusia mund të njohë Kosovën për shkak të Trump, por “për të gjithë ata që mendojnë se e dinë se si Trump do të sillet si president i Amerikës, nuk e kanë kuptuar thelbin e saj”.

”Nuk pres asgjë të mirë nga Trump”, ka thënë Glenny.


Ky i fundit menjëherë pas zgjedhjes së Trump në postin e të parit të Amerikës, kishte thënë po ashtu se ai “nuk mund ta imagjinoj se ai do t`i përkushtohet situatës në Ballkan në hollësi, por do të do t`ia lë që të merren me një gjë të tillë njerëzve që marrin një rol të rëndësishëm në politikën e Departamentin e Shtetit.”

Edhe Erkki Bahovski , diplomat estonez njëherit ish-zyrtar i Komisionit Europian, tha për këtë të përditshme se rusët me siguri nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës. /klankosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori