LAJMI I FUNDIT:

Trump njofton se SHBA do të ‘suspendojë’ fondet për OBSH-në, për shkak të përgjigjes ndaj coronavirusit

Trump njofton se SHBA do të ‘suspendojë’ fondet për OBSH-në, për shkak të përgjigjes ndaj coronavirusit

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të martën në konferencën për shtyp rreth coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë se Shtetet e Bashkuara menjëherë do të ‘suspendojnë’ të gjitha fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan ka thënë se ai ka udhëzuar administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH).

Sipas CNN, presidenti Trump njoftoi të martën se po ndalon fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit ndërsa “të bëhet një rishikim”.


Trump tha se rishikimi do të mbulojë “rolin e OBSH-së në keqmenaxhimin e rëndë dhe mbulimin e përhapjes së coronavirusit”.

Ai madje tha se OBSH kishte “dështuar në detyrën e saj themelore” në përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të coronavirusit, shkruan BBC.

Trump akuzoi organin e Kombeve të Bashkuara se nuk kishte treguar të vërtetën për atë që po ndodhte në qendër të shpërthimit kinez në qytetin e Wuhan.

Ndryshe, po sipas BBC, z. Trump ka akuzuar më parë OBSH-në për njëanshmëri ndaj Kinës.

Gjithashtu vë në pah BBC, presidenti amerikan është kritikuar në SHBA për trajtimin e tij ndaj shpërthimit.

“Unë po e udhëzoj administratën time për të ndaluar fondet ndërsa është bërë një rishikim në rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së coronavirusit”, citohet të ketë thënë Trump gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tij, “OBSH dështoi në detyrën e saj themelore dhe ajo duhet të mbahet përgjegjëse”.

Siç shkruan USA Today, SHBA pagoi 893 milionë dollarë për OBSH-në gjatë buxhetit dy-vjeçar, sipas faqes së internetit të organizatës.

Këto para përfaqësojnë rreth 15% të buxhetit të OBSH-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori