LAJMI I FUNDIT:

Trump: Nëse numri i të vdekurve nga coronavirusi ‘ndalet’ deri në 100 mijë në SHBA, “ne kemi bërë një punë shumë të mirë”

Trump: Nëse numri i të vdekurve nga coronavirusi ‘ndalet’ deri në 100 mijë në SHBA, “ne kemi bërë një punë shumë të mirë”

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se do ta konsideronte atë një “punë shumë të mirë” nëse administrata e tij arrin të mbajë numrin e vdekjeve nga coronavirus në mes 100,000 dhe 200,000.

Një vlerësim të tillë presidenti Trump e ka bërë, duke krahasuar faktin se siç ka thënë ai “nëse nuk do të merreshin masat tanimë të ndërmarra”, vlerësimet ishin se do të vdisnin deri në 2 milionë njerëz.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Trump, i cili kryesisht ka shmangur bisedimet për nivelet e mundshme të vdekjes dhe infeksionit, përmendi modelet e projeksionit që thoshin se potencialisht 2.2 milionë njerëz ose më shumë mund të vdisnin nëse nuk do të ishin zbatuar masat distancuese sociale.


Dhe ai tha që vendi “do të ishte mirë nëse mund të mbajë numrin e vdekjeve deri në 100,000”.

Ai tha se rasti më i mirë për vendin do të ishte që niveli i vdekjeve të arrijë kulmin në rreth dy javë.

“Është një numër i tmerrshëm”, tha Trump, por shtoi, “ne të gjithë së bashku kemi bërë një punë shumë të mirë”.

Presidenti njoftoi të dielën se plani 15-ditor i forcës së administratës për të zvogëluar përhapjen e sëmundjes po zgjatet 30 ditë, që është disa javë me kalimin e afatit të tij për Pashkët.

Trump gjithashtu pohoi gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë mbrëmjen e së dielës se “kulmi i coronavirusit” pritet të arrijë në dy javë, edhe pse numri i vdekjeve në SHBA u dyfishua nga 1.000 në 2,000 në vetëm një ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori