LAJMI I FUNDIT:

Trump i nënshtrohet një testi të dytë për coronavirus – rezultati negativ

Trump i nënshtrohet një testi të dytë për coronavirus – rezultati negativ

Presidenti amerikan ka bërë një test të dytë për coronavirus, rezultatet e të cilit kanë dalë negative, ka thënë mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

Sipas FoxNews, përcjell Telegrafi, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley nuk dha asnjë “arsye” për testin e dytë, vetëm duke thënë se presidenti kishte dalë negativ në test dhe se nuk po shfaqte ndonjë simptomë.

Doktori shtoi se presidenti ishte testuar nga një test i ri i shpejtë që dha rezultatet në 15 minuta.


“Më duhej fjalë për fjalë një minutë për ta bërë atë”, tha Trump në konferencën e tij të përditshme për shtyp të enjten.

Ndryshe, po sipas FoxNews, të Premten, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi testin e ri të coronavirusit, i cili jep rezultate në më pak se 15 minuta.

Kjo mënyrë e re u krijua për të lehtësuar rezultatet e shpejta pasi SHBA vazhdon të kërkojë të gjejë mënyra për të përmirësuar aftësitë e testimit për COVID-19.

Presidenti u testua për herë të parë për Coronavirus në 14 mars, pasi një zyrtar brazilian i cili më parë ishte takuar me Trump kishte dalë pozitiv në testin për coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori