Presidenti Donald Trump, i përballur ditët e fundit me kritika lidhur me planet për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Gjermania, u tha të shtunën të sapodiplomuarve të Akademisë Ushtarake, West Point se detyra e tyre do të ishte të mbronin “interesat jetike të Amerikës” dhe jo të luftonin në “luftëra pa fund” në toka të largëta.
Planet e njoftuara të zotit Trump për të zhvendosur 9,500 trupa nga Gjermania, një nga aleatet më të forta të Shteteve të Bashkuara, në Poloni dhe vende të tjera, kanë ngjallur zemërimin e zyrtarëve gjermanë dhe shqetësime në Kongresin amerikan për një tërheqje të mundshme nga skena botërore.
Në fjalimin e tij përshëndetës në ceremoninë e diplomimit të Akademisë Ushtarake, Presidenti Trump u tha mbi 1,000 kadetëve që po diplomoheshin, të pozicionuar në mënyrë të tillë, që të respektonin distancën fizike, se detyra e ushtarit amerikan nuk është të rindërtojnë vende të tjera, por “për të mbrojtur, dhe mbrojtur me forcë vendin tonë nga armiqtë e huaj”.
“Po e mbyllim epokën e luftërave të pafundme”, tha zoti Trump. Nuk është puna e forcave amerikane “të zgjidhin konflikte të lashta në toka të largëta, për të cilat shumë njerëz as që kanë dëgjuar ndonjëherë”, tha ai.
Si president, zoti Trump ka tërhequr trupat nga Siria dhe u ka kërkuar aleatëve në gjithë botën të paguajnë më shumë për angazhimin e forcave amerikane për t’i mbrojtur ata.
Në një rast relativisht të rrallë kritike nga partia e tij, 22 anëtarë republikanë të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet e Armatosura, i shkruan presidentit Trump, duke i thënë se shkurtimi i trupave në Gjermani, do të dëmtonte sigurinë kombëtare dhe do të nxiste agresionin rus.
Zoti Trump shkoi në West Point, në një kohë tensionesh me udhëheqës ushtarakë amerikanë lidhur me faktin nëse duhej të përdorej ushtria për të kontrolluar protestat kombëtare, pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, në duart e policisë më 25 maj.
Kreu i Shtatmadhorisë, Mark Milley tha të enjten se veproi gabim kur shoqëroi Presidentin Trump më këmbë nga Shtëpia e Bardhë në sheshin Lafayette aty pranë, që u përmbyll me presidentin duke pozuar me biblën në dorë para një kishe, pasi autoritetet përdorën gaz lotsjellës dhe plumba plastikë për të shpërndarë protestuesit.
Edhe Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper shprehu mendim të kundërt nga zoti Trump, lidhur me dislokimin ose jo të trupave në shërbim aktiv, për të fituar kontroll ndaj qyteteve ku mbahen protestat.
Zoti ka shprehur besimin tek Sekretari Esper dhe nuk u ka dhënë rëndësi komenteve të gjeneralit Milley.
Në komentet e së shtunës, Presidenti Trump e preku vetëm shkarazi debatin mbi padrejtësitë sociale në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se kadetët ishin shembull i larmisë së Amerikës.
“Ju keni ardhur nga ferma dhe qytete, nga shtete të mëdha dhe të vogla, nga çdo racë, besim, ngjyrë dhe bindje. Por kur erdhët këtu, u bëtë pjesë e një skuadre dhe një familjeje, për t’i shërbyer me nder kombit amerikan”, tha ai. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-4.jpg)
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'
![Gjiri i Meksikës bëhet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_19-5-780x439.png)
Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin
![Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-64-780x439.jpg)
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës
![Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_21-6-780x439.png)
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë
![Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-13-780x439.png)
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe