LAJMI I FUNDIT:

Trump kundër të gjithëve, të gjithë kundër Trumpit?

Trump kundër të gjithëve, të gjithë kundër Trumpit?

Filloi! Ajo që përflitej kaq shumë, lufta tregtare. Një gjë dihet shumë qartë: Donald Trump nuk do të lëshojë pe. Kundërshtarët e tij duhet të bashkohen. Por pikërisht për këtë nuk ka gjasa, mendon Henrik Böhme.

Do të jem i qetë atëherë kur të mos shohë të lëvizë asnjë Mercedes përgjatë Fifth Avenue në Nju Jork. Nëse është e vërtetë kjo fjali, që sipas qarqeve diplomatike të cituara nga revista gjermane “Java ekonomike” i mvishet Donald Trumpit, atëherë edhe më i fundit duhet ta kuptojë: Ky burrë i shkon gjërave deri në fund. Ai kapet me të gjithë dhe këdo. Në vatrat e krizës sot në botë, Lindje e Afërt, Siri, Iran, Koreja e Veriut, kudo është prezent Donald Trump. Për të gjitha këto kriza ai ka nevojë për aleatë. Aleatë, të cilët ai i zhgënjen, njëri pas tjetrit.

America first –po bëhet gjithnjë e më shumë America alone –Amerika vetëm


Por të kthehemi tek lufta tregtare. Se gjithnjë e kemi parandjerë: Automjetet Mercedes në Fifth Avenue në Nju Jork përbëjnë vërtet një rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Edhe pse ministri amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross ka disa javë për ta verifikuar këtë. Ai do të vijë saktësisht tek ky rezultat. Rrezik sigurie. Sepse edhe çeliku dhe alumini i importuar nga Europa është një rrezik i tillë sigurie për SHBA. Ndryshe Donald Trumpi nuk mund të vendosë kaq lehtë dogana ndëshkuese, pa pyetur kongresin amerikan.

Por të pyesim seriozisht: nëse qytetarët amerikanë duan të ngasin mercedes, Porsche apo Audi… çfarë do të bëjë Donald Trump, do t’ua ndalë këtë? E nëse europianët i ulin doganat për importet e automjeteve amerikane (që realisht janë më të larta se ato amerikane), por njerëzit në Europë prapë nuk duan t’i blejnë makinat gjigande amerikanë? Çfarë bëhet në këtë rast?

Lejohet të hyjë në SHBA kush ka një shënim në pasaportë – nget Chevrolet? E tani që në Gjermani debatohet kaq shumë për ndalimet e motorëve me naftë, ndoshta një ide për të zbutur Donald Trumpin – një ndalesë për Mercedes në Fifth Avenue?

Ende situata nuk ka dalë nga dora

Natyrisht që shqetësimi është i madh, sepse amerikanët e kanë seriozisht. Po bëhen paralajmërime, shigjetime, por të gjithë e dinë se ç’do të ndodhë pas kësaj. Le të ndjekim rendin e gjërave: dogana ndëshkuese për çelikun europian, kjo nuk është ndonjë gjë e re. Këtë u përpoq ta fuste edhe George Bush në fillim të mijëvjeçarit, dhe dështoi keqazi. E për shkak se është krijuar përshtypja, se po paralizohet tregtia transatlantike, duhet thënë një fakt: për momentin bëhet fjalë vetëm për 1,5% të vëllimit tregtar mes Europës dhe SHBA-së. Reagimet e para nga prodhuesit e çelikut të tregojnë: gjendja është e kontrollueshme edhe me doganat shtesë.

Megjithatë doganat janë realitet dhe europianët po përgatisin kundërgoditjen. Kjo është e rrezikshmja në këtë situatë. Ajo që kemi nevojë janë përgjigje të qarta e pozicione të qarta. Europa duhet të flasë me një zë, por nuk po e bën këtë. Gjigandi eksportues, Gjermania, që preket më shumë, nuk i bëhet vonë për Brukselin, por po ndjek rrugën e vet. Ka jo pak europianë që nuk do të zemëroheshin, nëse gjermanët e padashur (ciao Itali, ne ju dëgjojmë) do të merrnin një shuplakë. Kinezët mund të jenë një partner i ri, por kanë vetë shumë punë me luftën tregtare me amerikanët. Një pasojë mund të jetë: më shumë mallra “Made in China” në tregun e hapur europian, sepse Amerika do më pak prej tyre. Çfarë do të bëjë Europa? Dogana më të larta për produktet kineze?

Perspektiva jo optimiste

Sigurisht do të ishte mirë, nëse bashkohen të gjithë ata që vuajnë nën politikën impulsive të presidentit amerikan. Por gjasat nuk duken për këtë. Gjithsekush do të përpiqet për vete të zvogëlojë dëmin sa të mundet. Tani do të ishte ora e Organizatës Botërore të Tregtisë, OBT, por ajo vetë lufton për mbijetesën. OBT është për multilateralizmin, si shumë institucione ndërkombëtare. Trump për të kundërtën dhe rregullat e OBT nuk i interesojnë atij. Për momentin deviza është: sytë mbyllur e përpara. E kur Donald Trump ta ketë mbaruar veprën e tij, të shpresojmë se ka ende aq substancë për të ndërtuar diçka të re. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori