LAJMI I FUNDIT:

Trump kërcënon, gjermanët nuk i besojnë

Trump kërcënon, gjermanët nuk i besojnë

Prefekti i qytezës gjermane Grafenwoehr, Edgar Knobloch, thotë se nuk beson që presidenti i SHBA-së Donald Trump do të përmbushë kërcënimin për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Gjermania.

Në këtë qytezë ndodhet njëra nga bazat më të mëdha amerikane në Evropë.

“Askush këtu nuk beson në atë (që thotë Trump). Ka shumë pak pohime të tilla”, tha Knobloch.


Në qytezën, e cila dikur ishte pranë kufirit me ish-Gjermaninë Lindore, janë të stacionuar më shumë se dhjetë mijë ushtarë amerikanë.

Baza ushtarake amerikane është edhe punëdhënësi më i madh në rajon dhe ka të punësuar më shumë se tre mijë civilë gjermanë.

Knobloch njëherësh  shpreh keqardhje për shkak të kërcënimeve të presidentit Trump, për shkak se Gjermania sipas mendimit të tij, nuk paguan sa duhet në buxhetin e përbashkët të NATO-s dhe se do të zhvendosë trupat në Poloni.

Para ardhjes së Trump në Evropë dhe vizitës në Poloni, Uashingtoni edhe një herë ka konfirmuar mundësitë e zhvendosjes eventuale të një pjese të ushtarëve nga Gjermania në Poloni.

Në prag të kësaj vizite, kryeministri i Polonisë Mateus Moravjecki ka kërkuar hapjen e bazës ushtarake amerikane në vendin e tij, por është shprehur kundër mbylljes së bazave në Gjermani. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori