LAJMI I FUNDIT:

Trump dhe Biden kanë krijuar aq shumë kaos, sa që po ndryshohen rregullat për debat

Trump dhe Biden kanë krijuar aq shumë kaos, sa që po ndryshohen rregullat për debat

Komisioni Amerikan për Debatet Presidenciale synon të ndryshojë formatin e debatit në mënyrë që të shmanget përsëritja e takimit të parë kaotik midis Donald Trumpit dhe Joe Bidenit.

Komisioni tha se debati i mbrëmshëm, “tregoi qartë” se formati i debateve të mbetura kishte nevojë për “strukturë shtesë për të siguruar një diskutim më të rregullt”, raporton CNN.

Një nga mundësitë që po merret në konsideratë është që moderatori të autorizohet t’ia mbyll mikrofonin pjesëmarrësit në debat ndërsa kundërshtari i tij po flet, transmeton Telegrafi.


Debati i parë midis presidentit aktual të SHBA-ve, Trump dhe kandidatit demokrat, Biden, u shënua nga një atmosferë kaotike, me ndërhyrje të shpeshta në fjalën e bashkëbiseduesit, akuza dhe fyerje personale.

Moderatori i debatit, gazetari i Fox News-it, Chris Wallace, nuk arriti të vendoste kontroll mbi diskutimin.

Deri në zgjedhje, dy debate të tjera presidenciale do të mbahen, më 15 tetor në Miami dhe më 22 tetor në Nashville. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Afrika
Kalo në kategori