LAJMI I FUNDIT:

Tridhjetenjë orë udhëtim, Vesa Luma e emocionuar dhe në lot që pas dy vitesh u rikthye në Shqipëri

Tridhjetenjë orë udhëtim, Vesa Luma e emocionuar dhe në lot që pas dy vitesh u rikthye në Shqipëri
Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, prej vitesh tashmë është zhvendosur me bashkëshortin dhe djalin e saj në Zelandën e Re.

Në vendin e largët, ajo ka gjetur qetësi duke jetuar një jetë më të mirë me dy më të dashurit e saj.

Por malli për vendlindjen, i bën shpesh familjen e famshme që të rikthehen në Kosovë dhe Shqipëri – vende nga ku edhe kanë prejardhjen.


Dhe Vesa Luma ka bërë të ditur se më në fund pas dy vitesh është rikthyer në Shqipëri me djalin e saj të vogël, Lianin, pas një udhëtimi plot 31 orësh me aeroplan.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Ajo ka publikuar në InstaStory disa pamje nga ndalesat që kanë zhvilluar gjatë rrugës, teksa në fund ka ndarë me ndjekësit edhe momentin final kur ka parë tokën shqiptare nga dritarja e aeroplanit.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

“Nuk mund ta besoj, kanë kaluar dy vite”, shkroi Luma në mbishkrimin e fotografisë, shoqëruar me një emoji duke qarë, që pasqyronte emocionet dhe mallin e saj.

Hera e fundit kur Vesa Luma ishte në Kosovë ishte gjithashtu para dy viteve, ku edhe realizoi baladën “Spaska qenë e shkrume” në bashkëpunim me Denik Prizrenin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina
Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Magazina
E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Magazina
Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori