Tri letrat e qëllimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore, hekurudhore dhe autostradën pritet të bëhen marrëveshje në takimin e shtatorit në Uashington.
Ani pse ky qëllim i mirë nuk ka gjetur zbatim, përkundër ndërmjetësimit para 10 muajsh të të deleguarit për dialogun, Richard Grenell, shpresat janë të mëdha që kësaj here të implementohen në kryeqendrën e ShBA-së.
Shefi i dikasterit të këtyre fushave, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi thotë për KosovaPress se gjitha indikacionet çojnë se letrat e qëllimit të mirë do të bëhen marrëveshje në takimin e shtatorit ndërmjet kryeministrit, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Unë shpresoj që po, indikacionet e para duke përfshirë edhe takimin që është dashur të jetë në qershor kanë qenë që takimi do të jetë krye-këput i ndërlidhur me ekonomi, si të zhvillojmë ekonominë e Ballkanit. Çka mund të bëhet më shumë që popujt të bashkëveprojnë në aspektin ekonomik më shumë në mënyrë që të ulen tensionet politike. Propozimet tona kanë qenë disa, duke përfshirë edhe këto dyja, hekurudha dhe autostrada për Merdare, pastaj që vazhdon gjithsesi. Prandaj shpresoj që edhe në takimin e shtatorit në tavolinë do të jenë edhe këto projekte qoftë bashkëfinancim ose hua-marrje. Pra qeveria e Kosovës është e gatshme të merr edhe hua marrje për financimin e këtyre projekteve jetike. Por gjithësi edhe të bashkëfinancime nëse ka vullnet të tillë. Prandaj këto projekte nuk mund të them në plotë që do të realizohen, por janë gjitha indikacionet që do të hasim në mirëkuptim dhe projektet e tilla do të prezantohen atje”, thotë ai.
Krahas ministrit, konkretizim të lidhjeve ekonomike me Serbinë sheh edhe profesori universitar i çështjeve ekonomike, Muhamet Sadiku, i cili thotë se duhet të fuqizohet ideja që nën sponsorizimin e ShBA-së të arrihen këto marrëveshje.
“Janë treguar disa iniciativa nën sponsorimin e ShBA-së sidomos për lidhjen ajrore, infrastrukturën për lidhjet tjera ekonomike që kanë rëndësi të madhe për jetën ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Është e vërtet se deri tash asgjë nuk ka ndodhur, por unë besoj që në takimin e ardhshëm në ShBA të dyja palët, nën moderimin e ShBA-ve duhet të futen në një agjendë që këto marrëveshje të bëhen realitet. Sidomos fillimi i linjës ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit respektivisht Kosovës dhe Serbisë dhe fillimi i krijimit të lidhjeve tjera siç është rasti me hekurudhën të tilla gjëra kërkojnë investime të konsiderueshme. Prandaj besoj që në kuadër të këtyre bisedimeve do të fuqizohet edhe më tepër kjo agjendë”, thotë ai.
Ndërkaq, Violeta Haxholli nga KDI-ja thotë se letrat e qëllimi të mirë duhet të shndërrohen në veprime konkrete.
“Letrat e qëllimit që janë arritur normalisht të konkretizohen në veprime konkrete nga ana e Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që ketë përpjekje të arrihet ai normalizimi i shumëkërkuar”.
Pas një takimi në Bruksel, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në fillim të shtatorit do të takohen në Uashington në ndërmjetësimin e të deleguarit për dialogun, Richard Grenell. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës