LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 15° partlycloudy_night

Tri drejtori përfitojnë nga vendimi i Kuvendit të Prizrenit për ridestinimin e 1.2 milionë eurove

Tri drejtori përfitojnë nga vendimi i Kuvendit të Prizrenit për ridestinimin e 1.2 milionë eurove

Rreth 1.2 milionë euro të pashpenzuara brenda kategorisë së investimeve kapitale të buxhetit të Komunës së Prizrenit janë bartur në tri drejtori komunale për nevojat në projektet e caktuara. Vendimi në fjalë është miratuar në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës, përkundër vërejtjeve të adresuara nga opozitarët.

Drejtori i Financave në Komunën e Prizrenit, Sulltan Badallaj ka sqaruar se mjetet në vlerën prej 1 milionë e 162 mijë euro janë kursyer nëpër projekte të ndryshme dhe se me propozim të kryetarit e vendim të Kuvendit mund të ridestinohen në projektet tjera, raporton Telegrafi.

“Ky vendim bazohet në Ligj mbi menaxhaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, që i jep të drejtë kryetarit që 5% të vlerës të ridestinohen, normalisht me vendimin e Kuvendit”, ka thënë ai, teksa para kuvendarëve ka sqaruar se mjetet në vlerë prej 918 mijë euro do të ridestinohen te Drejtoria e Shërbimeve Publike, 144 mijë euro te Drejtoria e Arsimit dhe 100 mijë te Drejtoria e Shëndetësisë.


“Kjo vjen si pasojë që nuk ka rishikim të buxhetit si më herët”, ka shpjeguar Badallaj.

Pjesa dërrmuese e grupeve të kuvendarëve kanë shprehur qëndrimin në favor të bartjes së këtyre mjeteve.

Por opozitarët nga LVV kanë shprehur pakënaqësinë në këtë aspekt. Kuvendarja e LVV-së, Dafina Alishani ka theksuar se planifikimi i buxhetit ka qenë  një listë me fontanë dëshirash për vota, dhe se tani për shkak të mos planifikimit të duhur mjetet duhet të ridestinohen.

Ilir Gashi (LVV) ka theksuar se kjo është dëshmi për mos menaxhimin e mirë të buxhetit, respektivisht për suficitin.

“Sërish 100 mijë euro për trotuarin në rrugën unazore, pra nuk ju kanë mjaftuar 1.5 milionë euro”, ka thënë Gashi, duke shtuar se është kundër këtij propozimi, raporton Telegrafi.

Kryetari Shaqir Totaj ka theksuar se i kupton shqetësimet e kuvendarëve, por se kjo bartje e mjeteve që është lejuar nga ligjvënësi bëhet me qëllim të zvogëlimit të suficitit dhe për shfrytëzim më efikas të mjeteve të buxhetit komunal.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka kundërshtuar pretendimet e kuvendarit Gashi.

“Unaza e qytetit është brenda kontratës, ka pas mungesë mjeteve se unaza është duke përfunduar, me këto mjete edhe përfundon projekti . S’është e vërtetë që 1.5 milionë euro dhe tash shtesat tjera, nuk ka shtesa”, është shprehur ai.

Pavarësisht kundërshtimeve vendimi për bartjen e mjeteve në seancën e fundit është miratuar me 23 vota për dhe vetëm një votë kundër. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori