LAJMI I FUNDIT:

Tri çmime për dramën “Katarina Josipi” – Ministria e Kulturës përcakton fituesit e çmimeve për aktorët shqiptarë

Tri çmime për dramën “Katarina Josipi” – Ministria e Kulturës përcakton fituesit e çmimeve për aktorët shqiptarë

Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit ka ndarë tri çmime për Dramën Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për tre aktorët shqiptarë.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se tri dramat kanë qenë shumë profesionale dhe me përkushtim.

Ministri Çeku ka theksuar se është duke u hartuar Rregullorja e re për çmimet vjetore në kulturë, e sipas tij tani wshtë momenti i duhur për të korrigjuar dhe për të parë kategoritë e reja për përfshirje në çmime.


Çeku: Aktualisht është duke u hartuar rregullorja e re për çmimet vjetore në kulturë Video: “Një juri shumë e planifikuar.

E di që nuk ka qenë e lehtë, Ka qenë punë profesionale dhe me përkushtim. Aktualisht është duke u hartuar rregullorja e re për çmimet vjetore në kulturë.

Tani është momenti që për të korrigjuar dhe për të parë kategoritë e reja për t’i përfshirë në çmime”, theksoi Çeku.

E ndarjen e çmimeve e bëri drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Mehmeti.

Mehmeti: Fitues i çmimit të parë, Jeton Neziraj Video: “Po filloj prej çmimit të tretë, drama “Zelus”, fitues i këtij çmimi është Rinor Vitia.

Çmimi i dytë shkon te drama “Fridrih Fluturaku: Shifra Ubi Amor lbi Dolor” dhe fitues është Astrit Kabashi.

Edhe çmimi i parë shkon për dramën “Udhëtimi i familjes Muller ne Unmikistan” Jeton Neziraj”, ka deklaruar ai.

Fituesi i çmimit të parë, Jeton Neziraj është shprehur se nuk mjafton vetëm kjo datë për të folur për dramaturgjinë shqipe.

Neziraj: Ka ngel veç kjo datë kur flitet për dramaturgjinë shqipe Video: “Krijuesit janë të interesuar dhe e shohin si një mundësi për të plasuar dramat e tyre. Ka ngel veç kjo datë kur flitet për dramaturgjinë shqipe, kalon gati viti dhe nuk e kemi atë ndjenjën që përpiqemi me i shpërfaq. Kur e shohim peizazhin e dramaturgjisë shqipe pak ka drama shqipe që janë inskenuar”, është shprehur ai.

E dy aktorët e tjerë, Kabashi e Vitia kanë falënderuar Ministrinë e Kulturës për çmimet e ndara. /KP/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori