LAJMI I FUNDIT:

Trepça’89 e pamëshirshme ndaj Hysit, Drenica vazhdon serinë pa humbje

Trepça’89 e pamëshirshme ndaj Hysit, Drenica vazhdon serinë pa humbje

Futbollistët e Trepçës’89 janë treguar të pamëshirshëm në duel me skuadrën e Hysit, duke e mposhtur me rezultat bindës, 5:1, në kuadër të javës së 16-të në Raiffeisen Superligë.

Me këtë paraqitje “Minatorët” kanë dëshmuar se nuk do të heqin lehtë dorë nga gara për titullin e kampionit, megjithëse mbesin ende larg skuadrës kryesuese, Llamkos Kosova.

Fitore të rëndësishme që e mban në garë për titull realizoi edhe Ferizaj para tifozëve të vet, duke e mposhtur Trepçën, me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Qëndrim Dautaj, në minutën e 17-të dhe Astrit Fazliu, në minutën e 73’. Me këtë fitore ferizajasit janë ngjitur në pozitën e dytë. Tri pikë si vendase i arkëtoi edhe Feronikeli, që e mposhti Hajvalinë, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Argjend Bardhi, në minutën e 10-të. Ndërkohë, Drenica mbetet edhe më tutje e pamposhtur nën drejtimin e Afrim Jasharit. Kuqezinjtë e Skenderajt kanë arritur t’i shmangen humbjes në Pejë në duel me Besën, me golin e shënuar nga Hysen Tahiri, në minutën e 93-të, duke e mbyllur ndeshjen me shifrat 2:2. /RTK/Telegrafi/

Rezultatet e javës së 16-të:


Feronikeli-Hajvalia 1:0
Besa-Drenica 2:2
Ferizaj-Trepça 2:0
Trepça ’89-Hysi 5:1
Prishtina-Drita 0:0
Fushë Kosova-Llamkos Kosova 0:2